Ne 10 fshatra te Dropullit dhe te Pogonit vazhdoi sot ” Maratona” e shperndarjes se ilaceve…

” Maratona” e shperndarjes se ilaceve vazhdoi sot ne 10 fshatra te Dropullit te Siperm, Dropullit te Poshtem dhe te Pogonit.
Konkretisht, u dorezuan ilace ne dhjetera familje te fshatrave Bularat, Polican, Jorgucat, Frashtan, Bodrishte, Pepel, Selo, Klishar, Krioner dhe Llongo.
Administratori i Njesise Administrative Dropull i Siperm, z. Thanas Kuremeno, dhe homologet e tij ne Dropullin e Poshtem dhe ne Pogon, jane te vendosur te vazhdojne perpjekjet deri ne rifunksionimin per banoret te Pikes Kufitare ne Kakavie…

Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, inspektoi punimet per pastrimin e rruges qendrore ne Llongon e Poshtem, e cila lidh 4 fshatra te zones…

Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, dhe Drejtuesit e tjere te Bashkise, per asnje moment nuk ndaluan perpjekjet per permiresimin apo mirembajtjen e infrastruktures rrugore ne fshatrat tona.
Sot, mjeti tip karkalec i Bashkise punonte per pastrimin e rruges qendrore ne Llongon e Poshtem, e cila u sherben banoreve te 4 fshatrave te zones: Llongo, Koshovice, Sotire e Krioner.
Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, i shoqeruar nga Nenkryetari,z. Panajot Dhefto, dhe nga Administratori i Njesise Administrative Dropull i Siperm,z. Thanas Kuremeno, inspektoi nga afer punimet per mirembajtjen e rruges.
Njekohesisht, z. Toli, ndodhet ne kontakt te vazhdueshem me kryetaret e fshatrave, ne menyre qe mjeti tip Karkalec i Bashkise, te punoje per nevojat e permiresimit dhe mirembajtjes se infrastruktures rrugore dhe, jo vetem.

 

Ne prag te rifillimit te mesimeve per klasen e XII, sot u dizinfektuan godinat e shkollave ne Dervician e Bularat…

Pas urdherit te Kryetarit te Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, sot u dizinfektuan godinat shkollore ne Dervician, Bularat, Jorgucat dhe Goranxi.
Drejtuesit e Bashkise kane ndermarre te gjitha masat paraprake per rifillimin e mesimit me 18 Maj per klasat e XII, duke plotesuar kritereve qe kane parashtruar organet kopetente shendetesore.
Sektori i Arsimit ne Bashki po bashkepunon me Drejtuesit e Shkollave ne Dervician e Bularat, ne menyre qe te garantohet mbarevajtja e perfindimit te vitit shkollor 2019-2020.

Aksion per pastrimin e Varrezave ne fshatrat e Bashkise Dropull… * Ne fshatin Goranxi u be i mundur pastrimi ne ambientet e Kendit te Lojerave per femije…

Pervec sherbimeve te tjera, ne Bashkine Dropull po i kushtohet nje rendesi e vecante pastrimit dhe dizinfektimit te Varrezave ne fshatrat tona. Sot, punimet u perqendruan ne varrezat e fshatit Goranxi te Njesise Administrative Dropull i Poshtem dhe ne varrezat e fshatit Jorgucat ne Njesine Administrative Dropull i Siperm.
Nen mbikqyrjen e Administratoreve Lefter Karanxha dhe Thanas Kuremeno,ka perfunduar pastrimi i Varrezave ne fshatrat Dervician, Kakavi, Haskove, Llovine dhe Terihat.
Ne baze te programit qe kane hartuar Administratoret, do te perfundoje se shpejti pastrimi i varrezave ne te gjitha fshatrat e Bashkise Dropull.
Njekohesisht, nenvizojme faktin,se pervec pastrimit te rruges dhe pemeve, ne fshatin Goranxi u be i mundur edhe pastrimi i hapesirave ne Kendin e Lojerave per femije…

GreekAlbaniaUSA