Turizmi eshte nje forme e perhapur defrimi. Eshte levizja e vetmuar ose ne grup te njerezve ne destinacione turistike, qendrimi, perfshire edhe te ushqyerin.

Krahina e Dropullit eshte nje krahine e rendesishme ekologjike me nje teren te pasur port te pashfrytezuar, icili mund te ofroje stimuj te vecante per nje menyre te vecante pushimesh dhe defrimi.

Tendenca e largimit te njeriut modern nga qendra qytetare dhe kerkimi menyra largimi nga rutina e perditshme, turizmi ne pergjithesi dhe ne vecanti turismi natyror, kulturor, fetar, gastronomik dhe agroturizmi duken si llojet me te mundshme te zhvillimit ne zonen e Dropullit.

Turizmi natyror ka si epiqender haret qe ofron tek vizitori natyra ne pergjithesi dhe ne vecanti malet, sepse bukurite natyrore te tyre jane me te vertete te mahnitshme. Vargemalet me shpate dhe livadhe kundermuese pershkohen nga shtigje qe japin mundesi zhvillimit te aktiviteteve natyrore qe ofrojne caste te kendshme shkujdesje dhe efori psikike.

Krahina e Dropullit ofron dhe shume veprimtari te tjera natyrore ne te gjitha stinet e vitit dhe ne vecanti ne pranvere, Vizitori mund te merret me te tria llojet e ecjes me qellim qe te gezoj kuriozitetet te natyres te cilat jane te shumta dhe te mahnitshme, si: Monumenti I Natyres « Bredhi I Sotires» ku perfshihen dhe grykat mahnitese e Coklit ne Selio, gryka e Havos ne Sotire si edhe gryka, me te njejtin emer ne Koshovice. Ne permjet rrjetit te shtigjeve ofrojne itinerare alpinistike dhe mundesi per kerkim bime medicinale dhe lule te rralla te krahines dhe vezhgimin e jetes se eger.

Gjithashtu krahina e Dropullit ofrohet edhe per fushim dhe per veprimtari te tjera si: peshkim amatoresk ne rezervuaret, te cilet jane me shumice ne territorin e saj dhe ne lumin Drino ne Radat, per ngjitje, ciklizem, vizita me automjete 4Χ4 dhe motocikleta me fuqi motorike te larte. Pershkimi i lugines, vertikalisht nga rruga kombetare, ben te mundur viziten esaj me cdo lloj mjeti. Nje monument tjeter natyror qe ia vlen te vleresohet, eshte dhe shpella e Skotinise ne Dropullin e Poshtem.

Gjithashtu zona e Dropullit eshte e pasur me qendra arkeologjike, kulturore, me monumente historike, me kisha Bizantine dhe Pasbizantine, te cilat perbejne nje itinerar te vecante me permbajtje historike, kulturore dhe fetare qe do te deshironte cdo vizitor qe deshiron te njoh historine dhe kulturen e krahines.
Turizmi gastronomik eshte nje gje shume i rendesishem per turistat , eshte nje kriter primar per vendin qe ata do te vizitojne. Turistat kerkojne produkte ushqimore te standarteve te larta sigurie, pasterti te shkelqyer, gjellera te bazuara ne cilesi te qendrueshme te produkteve per gatim, te gatuara ne baze te guzhines tradicionale. Zona e Dropullit I ploteson te gjitha keto kushte.

GreekAlbaniaUSA