Ky sondazh kerkon te marre mendimin tuaj ne lidhje me performancën e Bashkise Dropull per vitin 2019. Sondazhi mund te mbushet gate muajit Maj-Qershor. Rezultatet e tij do te publikohen ne faqen e bashkise Dropull.

Raport i performancës jep rezultatet vjetore të bashkisë në një format me transparent dhe të kuptueshëm për gjithë aktorët: Këshillimi Bashkiak, komuniteti vendor; media etj.
Jepni mendimin tuaj ne lidhje me menyren se si jane shperndare parate. Sugjerimet tuaja, per  sherbimet qe kane nevoje per me shume vemendje do të merren parasysh per planifikimin buxhetor 2021-2023.
Mendimi juaj është i rëndësishem. Mos ngurroni!

Klikoni ketu per sondazhin

NJOFTIM

Te nderuar taksapagues
Ju bëjmë me dije se:
Përllogaritja e detyrimeve tatimore vendore për periudhën Prill-Dhjetor 2018 për sa i takon Taksës së Tabelës dhe Taksës së Ndërtesës, do të kryhet sipas Ligjit Nr. 106/2017 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9632 dt. 30.10.2006 Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore, të ndryshuar, si dhe ne VKM nr 132 date 7.3.2018 ‘Per metodologjine per percaktimin e vleres se taksueshme te pasurise se paluajtshme “ndertesa”e bazes se takses per kategori specifike,natyren dhe prioritetin e informacionit dhe te dhenave per percaktimin e bazes se takses ,si dhe kritereve dhe rregullave per vleresimin alternative te detyrimit te takses”. Për keto do t’ju komunikohet Njoftim Detyrimi sipas këstit të 2-të.

Pergjegjese Tatim-Taksa
Lindita Xhuba

NJOFTIM

Te nderuar taksapagues
Ne mbeshtetje te VKM nr 132 date 7.3.2018 ‘Per metodologjine per percaktimin e vleres se taksueshme te pasurise se paluajtshme “ndertesa”e bazes se takses per kategori specifike,natyren dhe prioritetin e informacionit dhe te dhenave per percaktimin e bazes se takses ,si dhe kritereve dhe rregullave per vleresimin alternative te detyrimit te takses”,neni 2 pika 1.1Vetëdeklarimi;
Çdo taksapagues duhet te vetedeklaroj te dhenat per pasurine e tij te paluajthme ndertese,njesi pronesore,qe ka ne pronesi apo ne perdorim.

Pergjegjese e tatim – taksave
Lindita Xhuba

GreekAlbaniaUSA