Ne gadishmeri te plote jane ditet e fundit strukturat e Sherbimeve ne Bashkine e Dropullit, ku sasia e madhe e reshjeve mund te krijonin probleme serioze ne Infrastrukturen e fshatrave.

Nenvizojme faktin, se Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, ishte vazhdimisht ne levizje , ku mjeti i Bashkise ka nderhyre per hapjen e rrugeve te bllokuara ne fshatrat e Dervicianit dhe Dhuvjanit ne Njesine Administrative Dropull i Poshtem.
Gjithashtu, edhe ne dy Njesite e tjera Administrative, punonjesit e Sherbimeve jane ne gadishmeri te plote, si dhe Sherbimi Zjarrfikes i Bashkise Dropull.
    

Megjithe ditet e ftohta te Dhjetorit, Bashkia Dropull vazhdon veprat ne Infrastrukturen e fshatrave te Dropullit dhe te Pogonit.

Kesaj here, fjalen e pare e kishin fshatrat e Bularatit dhe te Bodrishtes, ku rehabilitua ndricimi rrugor per te dyja fshatrat.
Me iniciativen e vet Kryetarit te Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, dhe me interesimin e tij te vecante, u ndricua Shen Dhimitri ,qe nuk kishte fare linje ndricimi, u instalua linje e re dhe u vendosen trupat ndricues.
Tashme, ne prag te Festave te Fundvitit, Bularati dhe Bodrishta do te kene ndricim shume me te permiresuar…

Ashtu sic kishte premtuar banoreve te fshatrave Llongo dhe Koshovice gjate periudhes elektorale, Kryetari i Bashkise Dropull realizoi premtimin e tij duke ndertuar uren e cila do zgjidhi perfundimisht komunikimin e fshatrave Llongo dhe Koshovice me fshatrat e tjere te Bashkise sone!

Investimi per projektin u realizua nga buxheti i bashkise per vitin 2020.
Kryetari ishte i pranishem ne Llongo, ndertimi i ures eshte tashme realitet, kurse kane mbetur detaje minimale deri ne dorezimin e saj.
Vazhdojme duke marre parasysh te gjitha premtimet dhe realizimin e me shume projekteve!!!
GreekAlbaniaUSA