Vazhdon pa pushim ” Maratona” e shperndarjes se ilaceve nga perfaqesuesit e Bashkise Dropull…

Ne nje kohe qe te gjithe presim me padurim rihapjen e kufirit shqiptaro-grek dhe rikthimin ne normalitet, perfaqesuesit e Bashkise Dropull, pas udhezimeve nga Kryetari,z. Dhimitraq Toli, vazhdojne pa pushim ” Maratonen” e shperndarjes se ilaceve tek banoret e fshatrave tona.
Administratoret e Njesive Administrative Dropull i Poshtem dhe Dropull i Siperm, zoterinjte Lefter Karanxha dhe Thanas Kuremeno, me bashkepunetoret e tyre, kane dorezuar sot ilace ne 8 fshatra te Dropullit.
Konkretisht, kane shperndare ilace ne fshatrat Bularat, Dervician, Terihat, Zervat, Vrisera, Haskove Bodrishte dhe Jorgucat.
Drejtuesit e Bashkise Dropull jane te vendosur qe te vazhdojne ” Maratonen” e shperndarjes se ilaceve dhe te gjenden prane banoreve te fshatrave tona, deri ne momentin qe do te rifunksionoje kufiri shqiptaro-grek…

Ne 10 fshatra te Dropullit dhe te Pogonit vazhdoi sot ” Maratona” e shperndarjes se ilaceve…

” Maratona” e shperndarjes se ilaceve vazhdoi sot ne 10 fshatra te Dropullit te Siperm, Dropullit te Poshtem dhe te Pogonit.
Konkretisht, u dorezuan ilace ne dhjetera familje te fshatrave Bularat, Polican, Jorgucat, Frashtan, Bodrishte, Pepel, Selo, Klishar, Krioner dhe Llongo.
Administratori i Njesise Administrative Dropull i Siperm, z. Thanas Kuremeno, dhe homologet e tij ne Dropullin e Poshtem dhe ne Pogon, jane te vendosur te vazhdojne perpjekjet deri ne rifunksionimin per banoret te Pikes Kufitare ne Kakavie…

Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, inspektoi punimet per pastrimin e rruges qendrore ne Llongon e Poshtem, e cila lidh 4 fshatra te zones…

Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, dhe Drejtuesit e tjere te Bashkise, per asnje moment nuk ndaluan perpjekjet per permiresimin apo mirembajtjen e infrastruktures rrugore ne fshatrat tona.
Sot, mjeti tip karkalec i Bashkise punonte per pastrimin e rruges qendrore ne Llongon e Poshtem, e cila u sherben banoreve te 4 fshatrave te zones: Llongo, Koshovice, Sotire e Krioner.
Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, i shoqeruar nga Nenkryetari,z. Panajot Dhefto, dhe nga Administratori i Njesise Administrative Dropull i Siperm,z. Thanas Kuremeno, inspektoi nga afer punimet per mirembajtjen e rruges.
Njekohesisht, z. Toli, ndodhet ne kontakt te vazhdueshem me kryetaret e fshatrave, ne menyre qe mjeti tip Karkalec i Bashkise, te punoje per nevojat e permiresimit dhe mirembajtjes se infrastruktures rrugore dhe, jo vetem.

 

Ne prag te rifillimit te mesimeve per klasen e XII, sot u dizinfektuan godinat e shkollave ne Dervician e Bularat…

Pas urdherit te Kryetarit te Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, sot u dizinfektuan godinat shkollore ne Dervician, Bularat, Jorgucat dhe Goranxi.
Drejtuesit e Bashkise kane ndermarre te gjitha masat paraprake per rifillimin e mesimit me 18 Maj per klasat e XII, duke plotesuar kritereve qe kane parashtruar organet kopetente shendetesore.
Sektori i Arsimit ne Bashki po bashkepunon me Drejtuesit e Shkollave ne Dervician e Bularat, ne menyre qe te garantohet mbarevajtja e perfindimit te vitit shkollor 2019-2020.

GreekAlbaniaUSA