Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, u takua sot ne Vrisera me kryetaret e fshatrave te Njesise Administrative Dropull i Siperm.

Takimi i sotem ishte ne kuadrin e bashkepunimit te vazhdueshem midis institucionit te Kryetarit te Bashkise dhe kryetareve te fshatrave, per te zgjidhur problemet imediate te komunitetit.
Kryetaret e fshatrave falenderuan Kryetarin e Bashkise dhe bashkepunetoret e tij per perballimin e situates se pandemise, sa me mekanizmin e shperndarjes se ilaceve , aq edhe me shperndarjen e ndihmave ushqimore nepermjet programit ” Prane qytetarit”.
Kryetari, z. Toli, informoi te pranishmit per investimet qe do te kryhen gjate vitit 2021 ne Dropullin e Siperm, sic jane ndertimi i ujesjellesit per 7 fshatra, rikonstruksioni i rruges kryesore ne fshatin Vrisera me ndihmen e bizneseve, si dhe investime per infrastrukturen e cdo fshati.
Njekohesisht, z. Toli, u informua hollesisht per problemet e cdo fshati dhe kerkoi nga kryetaret qe te forcojne bashkepunimin me sa me Administratorin , aq dhe me drejtuesit e Administrates se Bashkise Dropull.
Do te vijojne takime te ngjashme edhe me kryetaret e fshatrave te Njesise Administrative Dropull i Poshtem dhe Njesise Administrative Pogon…

Ne kohe rekord, ne me pak se 24 ore, u zevendesua transformatori i demtuar ne stacionin e pompave te fshatit Dervician.

Ishte vet Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, i cili u interesua per gjetjen dhe zevendesimin e transformatorit, duke garantuar furnizimin normal me uje te pijshem te banoreve te Dervicianit.
Pervec punonjesve te Ndermarrjes se Ujesjelles-Kanalizimeve te Bashkise Dropull, per zevendesimin e transformatorit dhane ndihmen e tyre te cmuar edhe punonjesit e OSHEΕ-se.

Vazhdojne punimet nga strukturat e Sherbimeve ne Bashkine e Dropullit:

Dropull i Poshtem:
Punime per mirembajtjen e infrastruktures ne fshatrat Dervician, Goranxi dhe Gorice.
Dropull i Siperm:
Punime per mirembajtjen e infrastruktures ne fshatin Llovine.
Punime per rikonstruksionin e rruges ne fshatin e Shen Nikolles ,me ndihmen e mjetit.
Pogon:
Punime per mirembajtjen e rruges ne fshatin Polican.
Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve:
Punime per mirembajtjen e rrjetit te ujesjellesit dhe rehabilitimin e demeve ne fshatrat Terihat, Dervician, Dhuvjan, Grapsh dhe Vrisera.

Sic kemi lajmeruar, strukturat e Emergjencave Civile ne Bashkine e Dropullit jane ne gadishmeri te plote, per te perballuar reshjet e debores qe filluan te bien ne fshatrat tona ne te gdhire te dites se sotme.

Fale nderhyrjeve ne kohe te punonjesve te Bashkise, aktualisht jane te kalueshme te gjitha segmentet rrugore.
Njekohesisht, eshte dashur te hedhin edhe kripe ne segmentin qendror rrugor te Dropullit te Siperm, deri ne Koshovice.
Strukturat e Emergjencave Civile ne Bashkine e Dropullit, me udhezim te vecante te Kryetarit, z. Dhimitraq Toli, do te vazhdojne te qendrojne ne gadishmeri edhe ne oret ne vijim, apo ne ditet e ardhme po te kete nevoje…
   
GreekAlbaniaUSA