Pas iniciatives dhe kujdesit personal te Kryetarit te Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, perfundoi rikonstruksioni i cezmes tradicionale te fshatit Gline.

Kjo veper arti u rindertua me kontributin financiar te z. Dhimitris Panajotis,mik i Kryetarit tone te Bashkise . Zoti Dhimitris Panajotis eshte nje biznesmen , i cili ushtron aktivitet ne Lefkadha te Greqise dhe eshte me origjine nga Shen Andrea ne Bashkine e Finiqit.
Megjithate, Bashkia Dropull do te vazhdoje punimet ne fshatin e Glines, ku do te ndertohet sheshi kryesor i fshatit , ne hapesiren perballe cezmes.
Ne kete menyre, ne vitin e dyte te mandatit te tij, Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, ben realitet nje kerkese te kahershme te banoreve te Glines.
 

Pikerisht, Diten e Festes se Femijeve, sot me 1 Qershor, Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, priti ne Zyren e tij Komisioneren e Avokatit te Popullit per te Drejtat e Femijeve, zonjen Nejla Peka.

Kryetari Toli informoi Komisioneren e Zyres se Avokatit te Popullit ne lidhje me situaten ne Bashkine e Dropullit persa u perket te drejtave te femijeve, ku drejtuesit e rinj te Bashkise kane permiresuar ndjeshem infrastrukturen ne godinat arsimore.
Ne vazhdim, vizituan sa Shkollen e Bashkuar Dervician, ku u takuan me mesues dhe nxenes , te cilet recituan edhe vjersha, aq edhe Kopshtin e ri, te ristrukturuar ne baze te te gjitha kritereve bashkekohore dhe sanitare.
Nenvizojme faktin, se Kopshti i ri ne Dervician u ristrukturua me fondet e Bashkise Dropull dhe do te vihet ne dispozicion te femijeve me fillimin e vitit te ri shkollor, ne muajin shtator…
GreekAlbaniaUSA