Vazhdojne punimet nga strukturat e Sherbimeve ne Bashkine e Dropullit…

Konkretisht, u kryen punime per pastrimin e ambjenteve publike ne fshatrat: Koshovice, Llongo, Fusha e Sportit ne Jeorgucat, Bularat, Dogana e Kakavies, ne Goranxi ku u rikonstruktua muri rrethues i shkolles dhe u pastrua Fusha e Sportit, kurse ne Radat u vendosen llampa ne rrjetin e brendshem te ndricimit.
Njekohesisht, punonjesit e Ndermarjes se Ujesjelles-Kanalizimeve punuan per mirembajtjen e rrjetit te brendshem te ujesjellesit ne fshatrat: Ker, Gorice, Terihat, Sofratike dhe Vanister…

I menjehershem ishte reagimi i Sherbimit Zjarrefikes te Bashkise Dropull, pasi vuri nen kontroll zjarrin ne nje shtepi te braktisur ne fshatin Dervician.

Si rezultat, demet materiale ishin te paperfillshme.
Po sot, Trupat e Sherbimit Zjarrefikes te Bashkise Dropull nderhyne dhe munden te nxjerrin nga makina nje qytetar nga Berati, pas aksidentit automobilistik ne rrugen nacionale Kakavi- Gjirokaster, prane fshatit Zervat.
Shoferi, i cili kushte marre plage te lehta, u transportua me ambulance drejt Spitalit te Gjirokastres…
 
GreekAlbaniaUSA