Kryetari i Bashkisë Dropull ,z. Dhimitraq Toli, bashkë me Administratorin e Dropullit të Poshtëm z. Lefter Karanxha ishin në Dervician

Ku në bashkëpunim me Kryesinë e fshatit dhe Kryetarin, z. Filip Boboli, vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës drejt Manastirit. Madje, janë vendosur disa urë-kalime prej betoni në pjesën e fillimit të përroit.
Njëkohësisht, po kryhen punime për zgjerimin e shkallëve të sportdashësve në Fushën e Sportit ” Lefter Millo”, ku punonjësit e Shërbimeve të Bashkisë Dropull kanë përqëndruar vëmendjen gjatë muajve të fundit.

Pas shirave të fundit, strukturat e Shërbimeve i Bashkisë Dropull, rehabilituan dëmet të krijuara në rrugën e fshatit Krioner në Njësinë Administrative Dropull i Sipërm.

Edhe në ditën e Krishtlindjeve u punua në këtë rrugë ,pas ndërhyrjes së firmës fituese me fondet e emergjencës së Bashkisë Dropull.
Tashmë, edhe pas interesimit të veçant të Kryetarit të Bashkisë, z. Dhimitraq Toli, rruga është e kalueshme, por ndërkohë u kërkua një analizë e strukturës gjeologjike nga Instituti përkatës, për të konkluzuar në lidhje me vazhdimësinë e punimeve.

Ne vazhdim te perpjekjeve te Strukturave te Sherbimeve te Bashkise Dropull per rehabilitimin e plote te demeve nga shirat e fundjaves

Punimet me mjetin e rende te Bashkise u c’vendosen ne fshatin Jorgucat te Njesise Administrative Dropull i Siperm.
Pasi perfunduan punimet rehabilituese ne shume vende te Bashkise Dropull, me stacionin e fundit Jeorgucat, perpjekjet e strukturave te Sherbimeve do te vazhdojne edhe ne fshatra te tjere, ne te tre Njesite Administrative…
 
GreekAlbaniaUSA