Konkretisht, në fshatrat Koshovicë, Llongo, Frashtan, Kërrë, Llovinë dhe Radat kanë përfunduar punimet e pastrimit në rrugët dhe sheshe. Në fshatin Grapsh u lidh një linjë e re elektrike për ndriçimin në qendër të fshatit, ndërsa në Dervician u vendosën llamba të reja përgjatë hyrjes së fshatit dhe në shesh.