Takime të zgjeruara, të përbashkëta, me përfaqësues të Bashkisë Dropull dhe Drejtorisë së Policisë Gjirokastër janë zhvilluar këto ditë si në Godinën e Bashkisë, ashtu edhe në Njësinë Administrative Pogon, në Poliçan.

Bashkia Dropull u përfaqësua nga Kryetari i Bashkisë z.Dhimitraq Toli, Nënkryetarët, Administratorët, përfaqësues nga Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave, Policia Bashkiake, si dhe Kryetarë fshatrash.
Përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër ishin z. Elvis Peza, Shef i Komisariatit, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, z. Gentjan Shehu, Shef i Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, si dhe z. Dario Biçaku Shef i Postës së Policisë Dropull.
Objekt i takimeve ishte marrja e masave paraprake për të luftuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën nën juridiksion e Bashkisë Dropull.

Punimet nga Shërbimet Publike të Bashkisë Dropull:

Në fshatin Terihat, Njësi Administrative Dropull i Poshtëm, u ndërruan të gjitha llambat dhe u instaluan trupa të reja ndriçimi, ndërsa u vendosën edhe prozhektorë në disa pjesë të rrugës kryesore.
Po ashtu në fshatin Vrisera, Njësi Administrative Dropull i Sipërm, u vendosën pajisje për ndriçimin rrugor.
Në fshatrat Llongo, Kakavi, Glinë dhe Vanistër u pastruan rrugët nga mbetjet inerte.
GreekAlbaniaUSA