Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, priti sot në zyrën e tij Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare, zotin Gledis Nano.

Me këtë rast, Kryebashkiaku ,zoti Toli, kërkoi nga drejtuesi i Policisë së vendit forcimin e Pikës së Policisë në Jorgucat,si dhe të shtohet dukshëm pjesëmarrja e djemve dhe vajzave nga Minoriteti Etnik Grek në Policinë Shqiptare.
Nga ana e tij, kreu i Policisë , z. Nano, theksoi se Policia Shqiptare do t’i kushtojë akoma më shumë rëndësi ruajtjes së sigurisë publike në zonën që banojnë anëtarët e Minoritetit Etnik Grek.
Dy bashkëbiseduesit ranë dakort, se Qendra e Përbashkët shqiptaro-greke në Kakavi, do të jetë një kontribut i veçantë ,si për shërbimin ndaj qytetarëve ,ashtu edhe për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Në fund të takimit, Kryetari Dh . Toli i dhuroi një dhuratë simbolike kreut të Policisë Shqiptare, z. G. Nano.

Kryetari i Bashkisë Dropull dhe Pogon, Z. Dhimitraq Toli, ka nderin të jetë pjesë e delegacionit të kryesuar nga Ministri i Brendshëm Z. Bledi Çuçi

Shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi Znj. Lueda Hajdaraga dhe Zv/Ministri i brendshëm Z. Andi Mahila. Delegacioni është duke realizuar takime të njëpasnjëshme në Athinë me Ministra të qeverisë Micotaki, si edhe me përfaqësues të qeverisjes vendore.
Në takimin me Kryetarin e Bashkisë së Athinës, Z. Kosta Bakojani, u diskutuan çështje të bashkëpunimit me bashkitë e palës shqiptare, ndërsa u ra dakort që në të ardhmen e afërt të realizohet një tjetër takim në Athinë midis kryetarëve të dy bashkive.
Takimi me Ministrin e Emigracionit dhe Azilit, Z. Noti Mitaraki u përqëndrua në çështje të bashkëpunimit për të përballuar flukset e mundshme si pasojë e situatës në Ukrainë.
Takimet e delegacionit të Ministrisë së Brendshme, pjesë e të cilës është edhe Kryetari i Bashkisë Z. Toli vazhdojnë.
  

Punimet nga Shërbimet Publike të Bashkisë Dropull dhe Pogon:

Në fshatrat Vrisera, Peshkëpi e Sipërme dhe Peshkëpi e Poshtme, Glinë dhe Lugar është realizuar mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve dhe shesheve publike.
Në fshatin Vrisera, Njësia Administrative Dropull i Sipërm është riparuar muri rrethues i varrezave publike, ndërsa në Shkollën e fshatit Bularat janë krasitur pemët.
Në fshatin Lugar u krijuan puse të reja në rrugën e fshatit.

Kryetari i Bashkisë Dropull, z.Dhimitraq Toli së bashku me drejtuesit të Bashkisë dhe Nënkryetarin e Këshillit Bashkiak pritën sot në Godinën e Bashkisë, Zëvendësministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Greqisë z. Jorgo Amira.

Z. Amira shoqërohej nga Kryetari dhe Nënkryetari i Bashkisë Konica, z. Nikolaos Eksarhu dhe z. Dhimitrios Hiras. Megjithatë, në takim ishte i pranishëm Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, z. Dhimitrios Saharidhis.
Z. Toli dhe z. Amira shkëmbyen mendime për forcimin e infrastrukturës në Bashkinë Dropull dhe Pogon, ndërsa u ngrit edhe çështja e thithjes së fondeve evropiane në fshatrat tona, për çështjet e mjedisit dhe energjisë.
Megjithatë, ata ranë dakord me përfaqësuesit e Bashkisë së Konicës që në të ardhmen e afërt të intensifikojnë bashkëpunimin.
 
GreekAlbaniaUSA