Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, priti sot në Zyrën e tij Zëvendës Ministrin e Arsimit të Greqisë, z. Angjellos Sirigos, të cilin e shoqëronin Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, zonja Sofia Filipidhu, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, z. Dhimitrios Saharidhis.

Kryebashkiaku i Dropullit ,falenderoi zotin Zëvendës Ministër për ndihmën e dhënë nga Qeveria Greke tek të rinjtë e Dropullit që studiojnë në Greqi dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë, kryesisht tek studentët që vijnë nga familjet në nevojë.
Gjithashtu, zoti Toli kërkoi nga Zëvendës Ministri Grek që të kontribojë për rikonstruksionin e mëtejshëm të Godinës ( ish shkolla në Dervician), e cila është kthyer në një Qendër Komunitare. Konkretisht, kërkohet të krijohet dhe të pasurohet me mjetet e nevojshme ,një ambient i cili do të jetë Biblioteka e hapur dhe elektronike, si për nxënësit e shkollave, ashtu edhe për moshat e rritura.
Nga ana e tij, Zëvendës Ministri i Greqisë ,z. Angjellos Sirigos, siguroi Kryetarin e Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, se Qeveria Greke do të vazhdojë të jetë në krah të Minoritetit Etnik Grek.
   

Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, priti sot në zyrën e tij Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare, zotin Gledis Nano.

Me këtë rast, Kryebashkiaku ,zoti Toli, kërkoi nga drejtuesi i Policisë së vendit forcimin e Pikës së Policisë në Jorgucat,si dhe të shtohet dukshëm pjesëmarrja e djemve dhe vajzave nga Minoriteti Etnik Grek në Policinë Shqiptare.
Nga ana e tij, kreu i Policisë , z. Nano, theksoi se Policia Shqiptare do t’i kushtojë akoma më shumë rëndësi ruajtjes së sigurisë publike në zonën që banojnë anëtarët e Minoritetit Etnik Grek.
Dy bashkëbiseduesit ranë dakort, se Qendra e Përbashkët shqiptaro-greke në Kakavi, do të jetë një kontribut i veçantë ,si për shërbimin ndaj qytetarëve ,ashtu edhe për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Në fund të takimit, Kryetari Dh . Toli i dhuroi një dhuratë simbolike kreut të Policisë Shqiptare, z. G. Nano.

Kryetari i Bashkisë Dropull dhe Pogon, Z. Dhimitraq Toli, ka nderin të jetë pjesë e delegacionit të kryesuar nga Ministri i Brendshëm Z. Bledi Çuçi

Shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi Znj. Lueda Hajdaraga dhe Zv/Ministri i brendshëm Z. Andi Mahila. Delegacioni është duke realizuar takime të njëpasnjëshme në Athinë me Ministra të qeverisë Micotaki, si edhe me përfaqësues të qeverisjes vendore.
Në takimin me Kryetarin e Bashkisë së Athinës, Z. Kosta Bakojani, u diskutuan çështje të bashkëpunimit me bashkitë e palës shqiptare, ndërsa u ra dakort që në të ardhmen e afërt të realizohet një tjetër takim në Athinë midis kryetarëve të dy bashkive.
Takimi me Ministrin e Emigracionit dhe Azilit, Z. Noti Mitaraki u përqëndrua në çështje të bashkëpunimit për të përballuar flukset e mundshme si pasojë e situatës në Ukrainë.
Takimet e delegacionit të Ministrisë së Brendshme, pjesë e të cilës është edhe Kryetari i Bashkisë Z. Toli vazhdojnë.
  

Punimet nga Shërbimet Publike të Bashkisë Dropull dhe Pogon:

Në fshatrat Vrisera, Peshkëpi e Sipërme dhe Peshkëpi e Poshtme, Glinë dhe Lugar është realizuar mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve dhe shesheve publike.
Në fshatin Vrisera, Njësia Administrative Dropull i Sipërm është riparuar muri rrethues i varrezave publike, ndërsa në Shkollën e fshatit Bularat janë krasitur pemët.
Në fshatin Lugar u krijuan puse të reja në rrugën e fshatit.
GreekAlbaniaUSA