Bashkinë e Dropullit dhe të Pogonit e vizitoi sot Kryetari i Bashkisë Agia Z. Andonis Gudaras së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Kryetari i Bashkisë Dropull e Pogon Z. Dhimitraq Toli i uroi mirseardhjen për herë të dytë, pas vizitës realizuar disa muaj më parë, Z. Gudaras.

Përfaqësuesit e Bashkisë Agias dhuruan simbolikisht Bashkisë Dropull filiza gështenje. Të dy kryebashkiakët vizituan fshatin Koshovicë të Dropullit të Sipërm ku shartuan disa pemë geshtenje, si dhe fshatin Krioner ku mbollën filiza të reja gështenje. Kjo provë u bë në këtë zonë që në të ardhmen të shikohen rezultatet dhe frytet e prodhimit të tyre. Binjëkëzimi i Bashkisë Dropull e Pogon me Bashkinë Agias dhe më tej edhe me një Bashki në shtetin e Qipros do të jenë hapat vijues të bashkëpunimit. Kryebashkiaku i Bashkisë Dropull dhe Pogon falenderon publikisht kryetarin e Bashkisë Agias dhe bashkëpunëtoret e tij.

 

Kryetari i Bashkisë Dropull, zoti Dhimitraq Toli, priti dje në zyrën e tij Zëvendës Ministrin e Mbrojtjes së Qytetarit të Greqisë, z. Eleftherios Ikonomu, si dhe Zëvendës Ministrin e Brendshëm të vendit tonë, z. Andi Mahilaj. Gjithashtu, në këtë takim ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë së Pogonit në rajonin e Janinës, z. Kostandinos Kapsalis, si dhe Prefekti i Qarkut Gjirokastër, z. Odise Kote.

Zoti Toli, kërkoi nga Zëvendës Ministrat e Rendit të të dy vendeve tona shërbim sa më kulturor dhe dinjitoz të qytetarëve në Kakavie, sidomos në ditët e Pashkëve, funksionimin e Pikës Kufitare të Sopikut, në mënyrë që t’u shërbejë banorëve të Pogonit tonë, si dhe të ndihmohen me bazë materiale, sa Stacioni i Policisë në Jorgucat, aq edhe Policia Bashkiake.
Gjithashtu, z. Toli, mori pjesë në takimet dypalëshe që u zhvilluan në Dhelvinaq edhe në Kakavie, me qëllim materializimin midis dy ministrave përkatës të Greqisë dhe të Shqipërisë , zotërinjve Takis Theodhorikakos dhe Bledi Çuçi, para pak ditësh në Athinë, për ngritjen e Qendrës së përbashkët operacionale në pikën Kufitare të Kakavies.
Zoti Toli, u dorëzoi dhurata simbolike miqve të ftuar në Bashkinë e Dropullit.

Punimet nga Shërbimet Publike të Bashkisë Dropull dhe Pogon:

Në fshatrat Vrisera, Jorgucat, Sotirë, Dogana e Kakavisë, Krioner, Dervician, Frashtan, Shpella e Skotinisë është kryer pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve dhe shesheve publike.
Në fshatin Vodhinë , Njësia Administrative Dropull i Sipërm, është vendosur linja e re elektrike për ndriçimin publik drejt Kishës së fshatit dhe në fshatin Vrisera është bërë rikonstruksionini i çatisë së shkollës.
Në Teatrin Antik të Sofratikës është bërë e mundur mirëmbajtja e rrugës.
   

Me pjesêmarrjen e Kryetarit të Bashkisë, z. Dhimitraq Toli, u zhvillua sot në Dropull mbledhja e rradhës të Këshillit të Basenit Ujor Vjosë, i cili drejtohet nga Prefekti i Vlorës ,z. Flamur Mamaj,

Ky Këshill shqyrtoi propozimet e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore,ku ishte prezent edhe Prefekti i Gjirokastrës, z. Odise Kote.
KBU Vjosë i zhvillon mbledhjet në bashki të ndryshme,të cilat janë nën juridiksionin e qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër.
GreekAlbaniaUSA