Zoti Toli, kërkoi nga Zëvendës Ministrat e Rendit të të dy vendeve tona shërbim sa më kulturor dhe dinjitoz të qytetarëve në Kakavie, sidomos në ditët e Pashkëve, funksionimin e Pikës Kufitare të Sopikut, në mënyrë që t’u shërbejë banorëve të Pogonit tonë, si dhe të ndihmohen me bazë materiale, sa Stacioni i Policisë në Jorgucat, aq edhe Policia Bashkiake.
Gjithashtu, z. Toli, mori pjesë në takimet dypalëshe që u zhvilluan në Dhelvinaq edhe në Kakavie, me qëllim materializimin midis dy ministrave përkatës të Greqisë dhe të Shqipërisë , zotërinjve Takis Theodhorikakos dhe Bledi Çuçi, para pak ditësh në Athinë, për ngritjen e Qendrës së përbashkët operacionale në pikën Kufitare të Kakavies.
Zoti Toli, u dorëzoi dhurata simbolike miqve të ftuar në Bashkinë e Dropullit.
GreekAlbaniaUSA