Përfaqësuesit e Bashkisë Agias dhuruan simbolikisht Bashkisë Dropull filiza gështenje. Të dy kryebashkiakët vizituan fshatin Koshovicë të Dropullit të Sipërm ku shartuan disa pemë geshtenje, si dhe fshatin Krioner ku mbollën filiza të reja gështenje. Kjo provë u bë në këtë zonë që në të ardhmen të shikohen rezultatet dhe frytet e prodhimit të tyre. Binjëkëzimi i Bashkisë Dropull e Pogon me Bashkinë Agias dhe më tej edhe me një Bashki në shtetin e Qipros do të jenë hapat vijues të bashkëpunimit. Kryebashkiaku i Bashkisë Dropull dhe Pogon falenderon publikisht kryetarin e Bashkisë Agias dhe bashkëpunëtoret e tij.