Zëvendës Ministri grek hyri në Pogon nëpërmjet Pikës Kufitare të Sopikut,ku pati mundësinë të shikoj nga afër tre fshatra të Pogonit.( Sopik, Skore dhe Poliçan)
Njëkohësisht, evidentoi nga afër gjendjen jo të mirë të rrugës, pasi u largua nga Poliçani drejt Gjirokastrës nëpërmjet aksit rrugor Poliçan-Suhe-Libohovë..
Si përfaqësues i shtetit ame, zoti Kostas Frangojanis, garantoi Kryetarin e Bashkisë Dropull, si dhe banorët e zonës me të cilët u takua, se Qeveria Greke do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre. Kurse u zotua se Ministria e Jashtme e Greqisë do të fillojë financimin e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës, ku përfshihet edhe rruga e Pogonit.
Takimet e zotit Zëvendës Ministër do të vijojnë me vizita neë njësi tregtare dhe prodhuese të Dropullit dhe do të përfundojë me ceremoninë e Çeljes së Ekspozitës Tregtare pasditen e ditës së enjte në qytetin e gurtë,pas bashkëpunimit të Dhomave të Tregtisë së Gjirokastrës dhe Janinës.
GreekAlbaniaUSA