U kurorëzuan me sukses të plotë Aktivitetet në Sotirë të Dropullit të Sipërm, Ditën e kremtimit të ” Metamorfozës së Shpëtimtarit”, ku Bashkia Dropull ishte bashkëorganizatore.

Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, mori pjesë në meshën ceremoniale të mëngjesit dhe në vazhdim asistoi në aktivitetin kushtuar 95- vjetorit të ndërtimit të shkollës së Sotirës, ku u zhvillua dhe Takimi i Arsimtareve Minoritarë Grek, në Pension, me Kryetar zotin Vasil Llahana.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, z. Dhimitrios Saharidhis, Kryetari i Bashkisë së Pogonit në Rajonin e Janinës, z. Kostandinos Kapsalis, ish Rektori i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Athinës, zoti Gacios, përfaqësues të artit, banorë të fshatit me grupin nismëtar që rikonstruktuan ambientet e jashtme të Shkollës së Sotirës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari Toli, theksoi për kontributin e arsimtarëve në arsim, shoqëri, histori dhe folklorin e zonës. Kurse për fatin e Godinës historike të ish shkollës tha se ajo do të kthehet në muze, me arkivin fotografik të Mjeshtrit Jorgo Vaso dhe, jo vetëm.
Kryetari Toli shtroi një drekë për të nderuar arsimtarët pensionistë të zonës, kurse garantoi lëvizjen e tyre me autobuzat bashkiake.
*. *. *. *. *. *.
Kurse në mbrëmje, pas bashkëpunimit të Shoqatës
” Mourganas Drasis”( Murgana në veprim) me Bashkinë e Dropullit, u organizua Festa e Muzikës Tradicionale ” Në Sotirë, në një derë”, ku morën pjesë Grupe Artistike nga Janina, nga Saranda dhe nga Dropulli.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër , z. Dhimitrios Saharidhis.
Aktiviteti vazhdoi me Festën Tradicionale Popullore, ku në mbrëmje vonë përshëndeti të pranishmit deputetja e Janinës, së partisë Demokracia e Re, zonja Maria Kefala.

Me nderim te vecante, sic i ka shije nje artisteje te madhe, priti sot ne zyren e tij kengetaren e famshme greke ,Glikeria, Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli.

Zoti Toli ,informoi Artisten e Madhe nga Greqia per traditen e pasur, folklorin , doket dhe zakonet, te cilat trashegohen brez pas brezi, ne Dropull dhe Pogon.
Kurse, nga ana e saj Glikeria mbeti e mahnitur nga bukurite natyrore te zones, ku dhe shprehu falenderimet e perzemerta per mikpritjen e ngrohte.
Gjithashtu, Kryetari i Bashkise shoqeroi diven e muzikes se lehte greke gjate vizites se saj ne Teatrin Antik te Sofratikes, i cili mund te sherbeje ne te ardhmen e afert si vend i organizimit te shfaqjeve teatrale , te Takimeve Folklorike apo edhe te Koncerteve te ndryshme.
Kulmi i vizites se Glikerise ne Dropull, do te arrije sot ne mbremje, ne oren 08:00, ku dhe do te Zhvillohet ne Fushen e Sportit Dervician, Koncerti i Madh per publikun artdashes te zones dhe, jo vetem.
   

Vazhdojne perpjekjet per shuarjen e vatrave te zjarrit ne fshatrat e Njesise Administrative te Dropullit te Poshtem.

atra e pare e zjarrit u shfaq ne Malin e Gjere, mbi fshatin Frashtan ,e cila u perhap me shpejtesi ne fshatrat Gorice, Terihat, Lugar dhe Grapsh. Kurse , nje vater tjetet zjarri u evidentua ne guroret e fshatit Dervician.
U rrezikuan banesa ne fshatrat Frashtan dhe Lugar, ku fale nderhyrjes se forcave Zjarrfikes u evituan demet materiale.
Situata vazhdon te paraqitet e veshtire ne pjesen jugore te fshatit Lugar dhe , sidomos ne fshatin Grapsh.
Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, i cili e ka ndjekur dhe vazhdon t’a ndjek nga afer situaten, falenderon publikisht Qeverine Shqiptare dhe Qeverine Greke per bashkepunimin midis tyre dhe dergimin e dy aeroplaneve, Konsullin e Pergjithshem te Greqise ne Gjirokaster, z. Dhimitrios Saharidhis, i cili ndoqi nga afer operacionin per shuarjen e zjarrit, koleget e Gjirokastres, z. Flamur Golemi, te Libohoves, zonjen Luiza Mandi, te cilet ishin prane banoreve te Dropullit dhe ,sidomos , punonjesit e Sherbimit Zjarrfikes te Dropullit, Gjirokastres, Libohoves, Permet, Kelcyre, dhe Memaliajt, te cilet po luftojne me flaket e zjarrit per ore te tera. Nje falenderim i vecante shkon per vullnetaret dhe banoret e Dropullit, te cilet ndihmuan dhe vazhdojne te ndihmojne ne operacionin e veshtire.
Evidentimi i demeve do te behet oret dhe ditet ne vazhdim, kurse nata do te jete shume e gjate pasi situata paraqitet shume e veshtire ne fshatin Grapsh.
     

Kryetari i Bashkise ,z. Dhimitraq Toli, u takua me Zevendes Ministrin e Arsimit te Greqise, z. Angjellos Sirigos, i cili zhvilloi nje vizite private ne Dropull.

Konkretisht, zoterinjte Toli dhe Sirigos, u takuan ne Bularat, ne Konviktin e vajzave te Mitropolise se Shenjte , ku ishte i pranishem edhe Mitropoliti Dhimitrios. Njekohesisht, zoti Zevendes Minister vizitoi Shkollen e Bashkuar Bularat, ku u informua nga Kryetari i Bashkise ne lidhje me aprovimin nga ana e Kryeministrit te Shqiperise, z. Edi Rama, ne lidhje me rikonstruksionin e plote te ketij institucioni arsimor.
Gjithashtu, Zevendes Ministri i Arsimit te Greqise ,z. Angjellos Sirigos, i shoqeruar perseri nga Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, vizitoi edhe Teatrin e Lashte te Sofratikes.
GreekAlbaniaUSA