Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, mori pjesë në meshën ceremoniale të mëngjesit dhe në vazhdim asistoi në aktivitetin kushtuar 95- vjetorit të ndërtimit të shkollës së Sotirës, ku u zhvillua dhe Takimi i Arsimtareve Minoritarë Grek, në Pension, me Kryetar zotin Vasil Llahana.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, z. Dhimitrios Saharidhis, Kryetari i Bashkisë së Pogonit në Rajonin e Janinës, z. Kostandinos Kapsalis, ish Rektori i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Athinës, zoti Gacios, përfaqësues të artit, banorë të fshatit me grupin nismëtar që rikonstruktuan ambientet e jashtme të Shkollës së Sotirës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari Toli, theksoi për kontributin e arsimtarëve në arsim, shoqëri, histori dhe folklorin e zonës. Kurse për fatin e Godinës historike të ish shkollës tha se ajo do të kthehet në muze, me arkivin fotografik të Mjeshtrit Jorgo Vaso dhe, jo vetëm.
Kryetari Toli shtroi një drekë për të nderuar arsimtarët pensionistë të zonës, kurse garantoi lëvizjen e tyre me autobuzat bashkiake.
*. *. *. *. *. *.
Kurse në mbrëmje, pas bashkëpunimit të Shoqatës
” Mourganas Drasis”( Murgana në veprim) me Bashkinë e Dropullit, u organizua Festa e Muzikës Tradicionale ” Në Sotirë, në një derë”, ku morën pjesë Grupe Artistike nga Janina, nga Saranda dhe nga Dropulli.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër , z. Dhimitrios Saharidhis.
Aktiviteti vazhdoi me Festën Tradicionale Popullore, ku në mbrëmje vonë përshëndeti të pranishmit deputetja e Janinës, së partisë Demokracia e Re, zonja Maria Kefala.
GreekAlbaniaUSA