Ne kete Aktivitet, Bashkia e Dropullit eshte bashkeorganizatore, sa me Ambasaden ne Tirane dhe Konsullaten e Pergjithshme te Greqise ne Gjirokaster, aq edhe me Artistin Dropullit Kosta Zhonga dhe bashkepunetoret e tij.
Ne ceremonine e celjes se Festivalit pershendeten Kryetari i Bashkise Dropull, zoti Dhimitraq Toli, Konsulli i Pergjithshem i Greqise ne Gjirokaster, zoti Dhimitrios Saharidhis, perfaqesues te Jurise se Festivalit, si dhe Drejtori i ketij Eventi, zoti Kosta Zhonga.
Ne vijim, per te pranishmit u dha nje Koncert Artistik, ku ishin pjesemarres Grupi Polifonik ” Zonjat e Selose”, Grupi Polifonik ” Argjiro’ nga qyteti i Gjirokastres, si dhe pese Grupet e sazeve nga Dropulli.
Gjithashtu, nderuan me pjesemarrjen e tyre Deputeti dhe Kryetari i PBDNJ, zoti Vangjel Dule, ish ministra dhe ish deputete nga zona e Minoritetit Etnik Grek, si dhe perfaqesues te shumte nga fusha e artit dhe kinematografise, te ardhur nga Shqiperia dhe nga Greqia.
Dje, u transmetuan 6 nga 32 filmat qe konkurrojne ne kete Festival. Kurse, mbremjen e dites se Premte do te organizohet ne fshatin Goranxi ceremonia permbyllese ,ku do te shpallen cmimet me kater fituesit e pare.