atra e pare e zjarrit u shfaq ne Malin e Gjere, mbi fshatin Frashtan ,e cila u perhap me shpejtesi ne fshatrat Gorice, Terihat, Lugar dhe Grapsh. Kurse , nje vater tjetet zjarri u evidentua ne guroret e fshatit Dervician.
U rrezikuan banesa ne fshatrat Frashtan dhe Lugar, ku fale nderhyrjes se forcave Zjarrfikes u evituan demet materiale.
Situata vazhdon te paraqitet e veshtire ne pjesen jugore te fshatit Lugar dhe , sidomos ne fshatin Grapsh.
Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, i cili e ka ndjekur dhe vazhdon t’a ndjek nga afer situaten, falenderon publikisht Qeverine Shqiptare dhe Qeverine Greke per bashkepunimin midis tyre dhe dergimin e dy aeroplaneve, Konsullin e Pergjithshem te Greqise ne Gjirokaster, z. Dhimitrios Saharidhis, i cili ndoqi nga afer operacionin per shuarjen e zjarrit, koleget e Gjirokastres, z. Flamur Golemi, te Libohoves, zonjen Luiza Mandi, te cilet ishin prane banoreve te Dropullit dhe ,sidomos , punonjesit e Sherbimit Zjarrfikes te Dropullit, Gjirokastres, Libohoves, Permet, Kelcyre, dhe Memaliajt, te cilet po luftojne me flaket e zjarrit per ore te tera. Nje falenderim i vecante shkon per vullnetaret dhe banoret e Dropullit, te cilet ndihmuan dhe vazhdojne te ndihmojne ne operacionin e veshtire.
Evidentimi i demeve do te behet oret dhe ditet ne vazhdim, kurse nata do te jete shume e gjate pasi situata paraqitet shume e veshtire ne fshatin Grapsh.













