Kryetari i Bashkise Dropull ,z. Dhimitraq Toli, u takua me Kryetaret e fshatrave.

Diten e hene u zhvillua takimi i Kryetarit te Bashkise Dropull ,z. Dhimitraq Toli, me kryetaret e rinj te zgjedhur apo te rizgjedhur ne 40 fshatrat e tre njesive administrative , Dropull i Siperm, Dropull i Poshtem dhe Pogon. Ne takim merrnin pjese Nenkryetaret e Bashkise, z. P. Lulo dhe P. Dhefto, Administratoret , z. L. Karanxha, Th. Kuremeno dhe F. Saqellari. Kryetari, z. Toli, uroi te mandatuarit e rinj ne drejtimin e fshatrave per detyren e nderuar qe fituan dhe kerkoi prej tyre bashkepunimin dhe koordinimin e e perpjekjeve midis Kryetarit te Bashkise, Administratoreve dhe Kryetareve te fshatrave, per nje Dropull e Pogon me te begate dhe sherbim ndaj cdo qytetari ne cdo fshat. Pasi Kryetari Toli i informoi te pranishmit me detyrat ,te drejtat apo kopetencat qe u jep ligji Kryetareve te fshatrave, takimi vazhdoi me nje bashkebisedim shume konstruktiv per problemet aktuale , ne prag edhe te hartimit te projekt buxhetit per vitin 2020. Gjithashtu, z. Toli u beri te ditur te pranishmeve se ne ditet e javet ne vazhdim do te nderhyhet ne nje pjese te rrugeve per te parandaluar demtimet nga shirat e dimrit, kurse ne buxhetin e vitit te ardhshem do te parashikohen investime ne zonat dhe objektet me problematike. Ne fund te takimit Kryetari i Bashkise njoftoi nismen e tij per takime te permuajshme me kryetaret e fshatrave, si dhe do te vijoje takimet me banoret ne cdo fshat.

Kryetari i Bashkise Dropull, zoti Dhimitraq Toli, u takua sot ne Janine me Kryetarin e Bashkise , zotin Moisis Elisaf.

   Kryetari i Bashkise Dropull , zoti Dhimitraq Toli, ishte sot ne Janine ne nje vizite zyrtare, ku u prit nga Kryetari i Bashkise, zoti Moisis Elisaf. Takimi midis dy Kryetareve u zhvillua ne nje atmosfere te ngrohte,miqesore dhe vellazerore, nje fakt qe shenon nje faqe te re bashkepunimi midis Dropullit dhe Janines.
  Takimi i pare zyrtar midis zoterinjve Toli dhe Elisaf , u perqendrua kryesisht te situata aktuale ne Bashkine e Dropullit.
   Kryebashkiaku Toli ,falenderoi  per pritjen e ngrohte qytetarin e pare te Janines, zotin Elisaf, te cilin e ftoi per nje vizite zyrtare ne Dropull. Nje ftese qe u pranua me kenaqesi nga Kryebashkiaku i Janines, si dhe u vendos qe ajo te kryhet ne mes te muajit Nentor.
GreekAlbaniaUSA