Kryetari i Bashkise Finiq,zoti Kristaq Kico, u prit sot ne Jeorgucat nga Kryetari i Bashkise Dropull ,zoti Dhimitraq Toli . Takimi midis qytetareve te pare te dy bashkive minoritate, u zhvillua ne nje atmosfere miqesore dhe vellazerore.
Zoterinjte Toli dhe Kico, diskutuan per mundesine e bashkepunimit ne fushen e pushtetit vendor, si dhe mundesine e nismave te perbashketa, ne menyre qe te perfitojne sa me shume fonde,si nga Tirana dhe Athina zyrtare,ashtu edhe nga programet nderkufitare te Bashkimit Evropian.