Bashkia Dropull : Takim me teme “Per Komunitete te Sigurta”.

Lajmerohen te gjithe banoret e interesuar te Bashkise sone se diten e Premte me daten 22.11. 2019, ora 10:00 do te zhvillohet ne Jeorgucat Takimi me teme ” Per Komunitete te Sigurta”. Ne takim do te diskutohen raste mbi ceshtjen e radikalizimit dhe ekstremizmit te dhunshem ne Bashkine Dropull.
Ky aktivitet zhvillohet nen Kujdesin e Zyres se OSBE-se ne vendin tone,kurse Keshilli Vendor per Sigurine Publike qe eshte ngritur prane Bashkise Dropull perbehet nga drejtues dhe perfaqesues ne Bashki, perfaqesues te Keshillit Bashkiak, te Mitropolise se Shenjte ne Gjirokaster ,te Shoqatave dhe OJF- ve qe ushtrojne veprimtari ne territorin e Bashkise, perfaqesues te medias e.t.j.

 

Kryetari i Bashkisë, z. Toli, pergëzon publikisht Kooperativën e Grave Dropull për , prezantimin dinjitoz në Panairin për Tokën në Tiranë.

Në fundjavë u organizua në Tiranë , nën Kujdesin e Ministrisë së Bujqesisë Ρanairi “Shqipëria punon Tokën”,ku u prezantuan prodhime bio nga te gjitha trevat e vendit.
Në këtë Panair, mori pjesë edhe Kooperativa e Grave Dropull,ku prezantoi produkte bio nga të gjitha fshatrat e Bashkisë sone. Nenvizojmë se perfaqesueset e Kooperatives se Grave Dropull shenuan një paraqitje dinjitoze, një mesazh i qartë ky se Agroturizmi ne Dropull dhe Pogon, kanë të ardhme.
Kryetari i Bashkise Dropull ,z. Dhimitraq Toli, pergëzon publikisht Kooperativen e Grave Dropull, për prezantimin dinjitoz dhe shumë të sukseshëm. Gjithashtu, z. Kryetar, garanton mbështetjen e tij në iniciativa të ngjashme, sepse Bashkia është shtepia jone e përbashkët.

Dervician: Kryetari i Bashkise Dropull , z. Dhimitraq Toli, nderoi me pjesemarrjen e tij ne aktivitetin per Diten Nderkombetare Kunder Diabetit.

U zhvillua sot ne Dervician Aktiviteti kushtuar Dites Nderkombetare Kunder Diabetit, qe u organizua nga Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Gjirokaster, ne bashkepunim me Qendrat Shendetesore te Dropullit te Poshtem dhe Dropullit te Siperm.
Nderuan me pjesemarrjen e tyre Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, Prefekti I Qarkut Gjirokaster ,z. Astrit Aliaj , Kryetarja e Keshillit te Qarkut, zonja Lindita Rova ,si dhe Drejtori i Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor, z. Shpetim Novi.
Ne pershendetjen e tij Kryetari i Bashkise Dropull ,z. Dhimitraq Toli, theksoi se Bashkia do te bashkepunoje me instancat perkatese, ne menyre qe t’ i garantohet cdo qytetari , ne cdo fshat, Sherbimi cilesor shendetesor.

GreekAlbaniaUSA