Në fundjavë u organizua në Tiranë , nën Kujdesin e Ministrisë së Bujqesisë Ρanairi “Shqipëria punon Tokën”,ku u prezantuan prodhime bio nga te gjitha trevat e vendit.
Në këtë Panair, mori pjesë edhe Kooperativa e Grave Dropull,ku prezantoi produkte bio nga të gjitha fshatrat e Bashkisë sone. Nenvizojmë se perfaqesueset e Kooperatives se Grave Dropull shenuan një paraqitje dinjitoze, një mesazh i qartë ky se Agroturizmi ne Dropull dhe Pogon, kanë të ardhme.
Kryetari i Bashkise Dropull ,z. Dhimitraq Toli, pergëzon publikisht Kooperativen e Grave Dropull, për prezantimin dinjitoz dhe shumë të sukseshëm. Gjithashtu, z. Kryetar, garanton mbështetjen e tij në iniciativa të ngjashme, sepse Bashkia është shtepia jone e përbashkët.

GreekAlbaniaUSA