Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, vizitoi sot kopshtin e Femijeve ne Bularat…
Me 1 Qershor te vitit 1925, Asambleja Nderkombetare per Mireqenien e Femijeve, caktoi Diten e sotme, pra 1 Qershorin, si Dita Nderkombetare e Femijeve. Megjithese, me vendim te OKB-se festohet edhe 20 Nentori si Dita e Femijeve, 1 Qershori perkushtohet kryesisht tek te drejtat e Femijeve.
Me kete rast, Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, ndermerr Nismen e re , nepermjet Deklarates se meposhtme:
” Na rradhe te pare, dua te uroj per Festen e tyre qindra femije qe jetojne aktualisht ne fshatrat e Dropullit dhe te Pogonit, si dhe mijera bashkeqytetaret tane te vegjel, qe jetojne ne Greqi dhe ne vende te tjera te rruzullit tokesor.
Gjendja e jashtezakonshme, per shkak te Pandemise nga coronavirusi Covid 19, nuk na lejon per aktivitete masive.
Une dhe bashkepunetoret e mi, ndermarim sot Nismen, se brenda ketij mandati do te dyfishojme kendet e lojerave dhe parqet per femije ne fshatrat e Dropullit dhe te Pogonit.
Shpresoj qe muaji tjeter te shoqerohet me kthimin masiv ne vendlindje te femijeve tane per periudhen e veres dhe te shijojme se bashku bukurite e natyres ne fshatrat tona.”.
Gjithashtu, Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, vizitoi sot kopshtin e Femijeve ne Bularat, ku i uroi ata nga afer per Festen e tyre.
Nenvizojme faktin,se sot rifunksionuan kopshtet dhe cerdhet ne te gjithe vendin, rrjedhimisht rifunksionuan edhe kater kopshtet ,te cilat jane ne juridiksionin territorial te Bashkise sone.

Ne Piken Kufitare te Kakavies ishte dje Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, i cili shoqeronte Ministrin e Brendshem,z. Sander Lleshaj. Vizita e Ministrit Lleshaj u krye ne kuader te pervjetorit te pare te ardhjes se Policise Evropiane FRONTEX.
Theksojme faktin, se Pika Kufitare e Kakavies, eshte ne juridiksionin territorial te Bashkise Dropull.
