Gjate periudhes se diteve te fundit Bashkia Dropull ka shtuar bashkepunimin me strukturat e Shendetesise Rajonale dhe informohet vazhdimisht per mbarevajtjen e situates epidemiologjike ne fshatrat e Dropullit te Poshtem, Dropullit te Siperm dhe te Pogonit.
Instancat e Shendetesise ne Gjirokaster vleresojne se kryesisht ne 2-3 ditet e fundit situata eshte shqetesuese , pasi jane evidentuar shtim i rasteve me Covid 19.
Duke pasur parasysh situaten e krijuar , Bashkia Dropull ndjen detyrimin dhe e shikon te arsyeshme qe t’ u drejtoje nje thirrje publike banoreve te saj, ne menyre qe te jene te kujdesshem dhe te zbatojne me rigorozitet rrregullat qe parashikohen ne protokollin higjenosanitar per parandalimin dhe mbrojtjen nga Covid 19.
Gjithashtu, kerkojme nga banoret te shmangin grumbullimet publike dhe levizjet pa qellim neper sheshet, dyqanet dhe rruget e fshatrave tona.
Ne do te vazhdojme dizinfektimin e godinave dhe hapesirave publike dhe do te zbatojme me perpikmeri cdo udhezim apo vendim te strukturave shendetesore, ne lidhje me ambjentet apo institucionet publike qe jane ne juridiksionin e pushtetit lokal.
Me respekt
Kryetari i Bashkise Dropull
Dhimitraq Toli
GreekAlbaniaUSA