Kryetari i Bashkise Dropull , z. Dhimitraq Toli, Nderohet me “Certifikate Mirenjohje” nga Prefekti i Qarkut,z. Astrit Aliaj.

Kryetarit te Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, iu akordua sot ne Godinen e Bashkise ” Certifikate Mirenjohje” nga Prefekti i Qarkut Gjirokaster,z. Astrit Aliaj, per kontributin e tij ne perballimin e krizes humanitare gjate muajit Gusht ne Doganen e Kakavies, por edhe per solidaritetin qe ka treguar si gjate perballimit te pasojave nga termeti i 26 Nentorit te vitit te kaluar, ashtu edhe ne marrjen e masave paraprake per parandalimin e Covid 19.
Kryetari ,z. Dhimitraq Toli, falenderoi Prefektin per akordimin e ketij Titulli, duke deklaruar se Bashkia Dropull do te vazhdoje te mbetet promotore , si ne Sherbimin ndaj banoreve, ashtu edhe ne shprehjen e solidaritetit ndaj bashkeqytetareve tane.
Sic theksoi Prefekti i Qarkut,z. Astrit Aliaj, kjo Certifikate nderon cdo punonjes te Bashkise Dropull, per mbeshtetjen qe kane treguar ndaj banoreve ne fshatrat tona.

Nisma e Kryetarit te Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, me rastin e Dites Nderkombetare te Femijeve : ” Brenda ketij mandati do te dyfishojme kendet e lojerave dhe parqet per femije ne fshatrat e Dropullit dhe te Pogonit!”

Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, vizitoi sot kopshtin e Femijeve ne Bularat…

Me 1 Qershor te vitit 1925, Asambleja Nderkombetare per Mireqenien e Femijeve, caktoi Diten e sotme, pra 1 Qershorin, si Dita Nderkombetare e Femijeve. Megjithese, me vendim te OKB-se festohet edhe 20 Nentori si Dita e Femijeve, 1 Qershori perkushtohet kryesisht tek te drejtat e Femijeve.
Me kete rast, Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, ndermerr Nismen e re , nepermjet Deklarates se meposhtme:
” Na rradhe te pare, dua te uroj per Festen e tyre qindra femije qe jetojne aktualisht ne fshatrat e Dropullit dhe te Pogonit, si dhe mijera bashkeqytetaret tane te vegjel, qe jetojne ne Greqi dhe ne vende te tjera te rruzullit tokesor.
Gjendja e jashtezakonshme, per shkak te Pandemise nga coronavirusi Covid 19, nuk na lejon per aktivitete masive.
Une dhe bashkepunetoret e mi, ndermarim sot Nismen, se brenda ketij mandati do te dyfishojme kendet e lojerave dhe parqet per femije ne fshatrat e Dropullit dhe te Pogonit.
Shpresoj qe muaji tjeter te shoqerohet me kthimin masiv ne vendlindje te femijeve tane per periudhen e veres dhe te shijojme se bashku bukurite e natyres ne fshatrat tona.”.
Gjithashtu, Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, vizitoi sot kopshtin e Femijeve ne Bularat, ku i uroi ata nga afer per Festen e tyre.
Nenvizojme faktin,se sot rifunksionuan kopshtet dhe cerdhet ne te gjithe vendin, rrjedhimisht rifunksionuan edhe kater kopshtet ,te cilat jane ne juridiksionin territorial te Bashkise sone.

Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, dje ne Kakavie me Ministrin e Brendshem, z. Sander Lleshaj.

Ne Piken Kufitare te Kakavies ishte dje Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, i cili shoqeronte Ministrin e Brendshem,z. Sander Lleshaj. Vizita e Ministrit Lleshaj u krye ne kuader te pervjetorit te pare te ardhjes se Policise Evropiane FRONTEX.
Theksojme faktin, se Pika Kufitare e Kakavies, eshte ne juridiksionin territorial te Bashkise Dropull.

GreekAlbaniaUSA