Pas udhezimit te vecante te Kryetarit, zotit Dhimitraq Toli, Bashkia Dropull i kushton nje rendesi te vecante mirembajtjes se godinave qe kane nje marredhenie shpirterore, sa me banoret tane, aq edhe me historine e zones.

Prandaj, strukturat e Sherbimeve te Bashkise sone kujdesen per mirembajtjen e godinave, sic jane ish shkolla, ish vatra kulture, apo edhe ambjentet e jashtme te objekteve te kultit.
Ne kete kuader, strukturat e Sherbimeve ne Bashkine e Dropullit po punojne keto dite per pastrimin e ambjenteve te jashtme ne Manastirin e
” Shenjtores Iulita” ne Dhuvjan te Dropullit te Poshtem.
Madje, vet Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, inspektoi punimet e mirembajtjes te Manastirit ne Dhuvjan.
     

Perfundoi para pak ditesh rikonstruksioni i pjesshem I rruges kryesore ne fshatin Lugar te Njesise Administrative Dropull i Poshtem. Ne fakt, u shtruan me beton 9 m e fundit, kurse segmenti i plote qe u rikostruktua dhe u shtrua me beton eshte rreth 100 m, pjesa me e veshtire e ketij segmenti.

Konkretisht, eshte nje iniciative personale e Kryetarit te Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, i cili me ndihmen e donatoreve siguroi cimento dhe rrjeta teli, kurse ne pjesen dermuese punimet u kryen nga punetoret e Bashkise.
Ne perfundimin e rikonstruksionit te 9 m te fundit te segmentit prej 100 m , ishte prezent vet Kryetari i Bashkise, z. Dhimitraq Toli.
Gjithashtu, theksojme faktin se ishte kryesia e fshatit Lugar qe siguroi cimento dhe rrjeta teli per shtrimin me beton te 9 m te fundit, ku punimet u kryen nga punetoret e Bashkise Dropull.
   

Perfundoi faza e parafundit per ndertimin e Ures ne Llongo, e cila do t’u sherbeje banoreve te fshatit Llongo dhe te fshatit Koshovice ne Njesine Administrative Dropull i Siperm.

Tashme, ka filluar faza e fundit e ndertimit te Ures, e cila, do te perfundoje brenda muajit Nentor.
Me fillimin e detyres, ne Gusht te vitit 2019, Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, kishte si parim projektimin dhe ndertimin e Ures, nje investim qe u perfshi ne buxhetin e Bashkise per vitin 2020, duke bere realitet premtimin e tij para banoreve te Llongos dhe te Koshovices.

Pas vendimit te Keshillit Bashkiak ne bashkine fqinje, Bashkia e Finiqit i dorezoi Bashkise Dropull nje nga dy autoambulancat qe kishte ne dispozicion.

Ne momentin e marrjes ne dorezim te autoambulances ishte prezent vet Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, i cili u takua me homologun e Bashkise Finiq, z. Kristaq Kico.
Zoterinjte Toli dhe Kico diskutuan mbi situaten ne Minoritetin Etnik Grek dhe mundesine e forcimit te bashkepunimit midis dy bashkive minoritare.
Rikujtojme se sigurimi i dy autoambulancave per dy Bashkite minoritare, Dropull dhe Finiq, u be e mundur pas iniciatives te Ambasades Greke ne Tirane.
Njekohesisht, Kryetari i Bashkise Dropull,z Dhimitraq Toli, u takua edhe me Drejtorin e ri te Njesise Vendore Arsimore per Bashkite Finiq dhe Dropull, zotin Ziso Lluci, te cilet diskutuan mbi situaten e Arsimit ne Shkollat e kopshtet e Dropullit, si dhe zgjidhjen e problemeve imediate te arsimtareve, femijeve dhe nxenesve…

 

GreekAlbaniaUSA