Ne momentin e marrjes ne dorezim te autoambulances ishte prezent vet Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, i cili u takua me homologun e Bashkise Finiq, z. Kristaq Kico.
Zoterinjte Toli dhe Kico diskutuan mbi situaten ne Minoritetin Etnik Grek dhe mundesine e forcimit te bashkepunimit midis dy bashkive minoritare.
Rikujtojme se sigurimi i dy autoambulancave per dy Bashkite minoritare, Dropull dhe Finiq, u be e mundur pas iniciatives te Ambasades Greke ne Tirane.
Njekohesisht, Kryetari i Bashkise Dropull,z Dhimitraq Toli, u takua edhe me Drejtorin e ri te Njesise Vendore Arsimore per Bashkite Finiq dhe Dropull, zotin Ziso Lluci, te cilet diskutuan mbi situaten e Arsimit ne Shkollat e kopshtet e Dropullit, si dhe zgjidhjen e problemeve imediate te arsimtareve, femijeve dhe nxenesve…