Kontribut te vecante ka dhene Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, si dhe Sherbimi Zjarrfikes ne Bashkine e Dropullit, per shpetimin e dhjetera alpinisteve qe ndodheshin ne malin e Murganes.

Sic dihet tashme, ishin 58 alpiniste ne malin e Murganes ,ku 4 prej te cileve paraqiten probleme me shendetin e tyre.
Ishte i menjehershem reagimi i strukturave shteterore , te cilat me ndihmen edhe te Sherbimit Zjarrfikes ne Bashkine e Dropullit, bene te mundur qe alpinistet te mos kalojne ne mal naten e ftohte te dimrit. Kurse 4 alpinistet qe paraqiten probleme, u transportuan ne spitalin e Gjirokastres, pa probleme serioze per jeten.

Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, i kushton nje rendesi te vecante infrastruktures ne godinat arsimore dhe ato te Sherbimit Social.

Ne kete kuader po ristrukturohet godina ku se shpejti do strehohet Kopshti i ri i Dervicianit.
Pikerisht , punimet ne godinen e Kopshtit te Ri ne Dervician inspektoi Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli.
Ne kete menyre, behet realitet Kerkesa e kahershme e Keshillit te Prinderve ne fshatin e Dervicianit…
   
GreekAlbaniaUSA