Takimi i sotem ishte ne kuadrin e bashkepunimit te vazhdueshem midis institucionit te Kryetarit te Bashkise dhe kryetareve te fshatrave, per te zgjidhur problemet imediate te komunitetit.
Kryetaret e fshatrave falenderuan Kryetarin e Bashkise dhe bashkepunetoret e tij per perballimin e situates se pandemise, sa me mekanizmin e shperndarjes se ilaceve , aq edhe me shperndarjen e ndihmave ushqimore nepermjet programit ” Prane qytetarit”.
Kryetari, z. Toli, informoi te pranishmit per investimet qe do te kryhen gjate vitit 2021 ne Dropullin e Siperm, sic jane ndertimi i ujesjellesit per 7 fshatra, rikonstruksioni i rruges kryesore ne fshatin Vrisera me ndihmen e bizneseve, si dhe investime per infrastrukturen e cdo fshati.
Njekohesisht, z. Toli, u informua hollesisht per problemet e cdo fshati dhe kerkoi nga kryetaret qe te forcojne bashkepunimin me sa me Administratorin , aq dhe me drejtuesit e Administrates se Bashkise Dropull.
Do te vijojne takime te ngjashme edhe me kryetaret e fshatrave te Njesise Administrative Dropull i Poshtem dhe Njesise Administrative Pogon…