Mirembajtja dhe rehabilitimi i rrugeve te brendshme neper fshatra eshte prioritet i Bashkise Dropull.

Drejtuesit e Bashkise iu pergjigjen pozitivisht kerkesave te banoreve per rehabilitimin e rrugeve te brendshme apo segmenteve te tyre.
Shembull konkret i kesaj strategjie jane punimet per mirembajtjen e rrugeve te brendshme ne fshatin Peshkepi e Poshtme, ne Njesine Administrative Dropull i Poshtem.
Keto nderhyrje ne fshatin e Peshkepise se Poshtme do te evitojne edhe rrezikun e permbytjeve te disa shtepive gjate periudhes se dimrit.

Perfundoi shtrimi me cimento i rrugeve ne fshatin Pepel,ne Njesine Administrative Dropull i Siperm.

Ky investim, ne rrjetin rrugor te Pepelit, u krye me iniciativen e Bashkise Dropull dhe nen kujdesin e vecante te Kryetarit, z. Dhimitraq Toli.
Si dhe te gjitha rruget ne infrastrukturen e fshatrave te tjera, edhe investimi i Pepelit u krye ne kuadrin e bashkepunimit te Bashkise Dropull me kryetaret e fshatrave, banoret dhe donatoreve te ndryshem, te cilet kontribuojne ne kete perpjekje…

Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, u takua sot ne Vrisera me kryetaret e fshatrave te Njesise Administrative Dropull i Siperm.

Takimi i sotem ishte ne kuadrin e bashkepunimit te vazhdueshem midis institucionit te Kryetarit te Bashkise dhe kryetareve te fshatrave, per te zgjidhur problemet imediate te komunitetit.
Kryetaret e fshatrave falenderuan Kryetarin e Bashkise dhe bashkepunetoret e tij per perballimin e situates se pandemise, sa me mekanizmin e shperndarjes se ilaceve , aq edhe me shperndarjen e ndihmave ushqimore nepermjet programit ” Prane qytetarit”.
Kryetari, z. Toli, informoi te pranishmit per investimet qe do te kryhen gjate vitit 2021 ne Dropullin e Siperm, sic jane ndertimi i ujesjellesit per 7 fshatra, rikonstruksioni i rruges kryesore ne fshatin Vrisera me ndihmen e bizneseve, si dhe investime per infrastrukturen e cdo fshati.
Njekohesisht, z. Toli, u informua hollesisht per problemet e cdo fshati dhe kerkoi nga kryetaret qe te forcojne bashkepunimin me sa me Administratorin , aq dhe me drejtuesit e Administrates se Bashkise Dropull.
Do te vijojne takime te ngjashme edhe me kryetaret e fshatrave te Njesise Administrative Dropull i Poshtem dhe Njesise Administrative Pogon…
GreekAlbaniaUSA