Ne gadishmeri te plote jane ditet e fundit strukturat e Sherbimeve ne Bashkine e Dropullit, ku sasia e madhe e reshjeve mund te krijonin probleme serioze ne Infrastrukturen e fshatrave.

Nenvizojme faktin, se Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, ishte vazhdimisht ne levizje , ku mjeti i Bashkise ka nderhyre per hapjen e rrugeve te bllokuara ne fshatrat e Dervicianit dhe Dhuvjanit ne Njesine Administrative Dropull i Poshtem.
Gjithashtu, edhe ne dy Njesite e tjera Administrative, punonjesit e Sherbimeve jane ne gadishmeri te plote, si dhe Sherbimi Zjarrfikes i Bashkise Dropull.
    

Megjithe ditet e ftohta te Dhjetorit, Bashkia Dropull vazhdon veprat ne Infrastrukturen e fshatrave te Dropullit dhe te Pogonit.

Kesaj here, fjalen e pare e kishin fshatrat e Bularatit dhe te Bodrishtes, ku rehabilitua ndricimi rrugor per te dyja fshatrat.
Me iniciativen e vet Kryetarit te Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, dhe me interesimin e tij te vecante, u ndricua Shen Dhimitri ,qe nuk kishte fare linje ndricimi, u instalua linje e re dhe u vendosen trupat ndricues.
Tashme, ne prag te Festave te Fundvitit, Bularati dhe Bodrishta do te kene ndricim shume me te permiresuar…
GreekAlbaniaUSA