Punimet nga Shërbimet Publike të Bashkisë Dropull:

Në fshatin Terihat, Njësi Administrative Dropull i Poshtëm, u ndërruan të gjitha llambat dhe u instaluan trupa të reja ndriçimi, ndërsa u vendosën edhe prozhektorë në disa pjesë të rrugës kryesore.
Po ashtu në fshatin Vrisera, Njësi Administrative Dropull i Sipërm, u vendosën pajisje për ndriçimin rrugor.
Në fshatrat Llongo, Kakavi, Glinë dhe Vanistër u pastruan rrugët nga mbetjet inerte.

Punimet nga strukturat e Shërbimeve të Bashkisë Dropull janë fokusuar ditët e fundit në këto fshatra:

Në fshatrat Dervician, Terihat dhe Glinë, të Njësisë Administrative Dropull i Poshtëm janë pastruar hapësirat publike dhe rrugët. Në Terihat u krijuan baza betoni për kosha mbeturinash, kurse në Glinë u vendosën shtylla për ndriçimin rrugor.
Punonjësit e U.K. Dropull ishin të pranishëm në burimin e Manxifës, ku kanë kryer kontrolle të nevojshme.

Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, priti sot Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe deputete në Qarkun e Gjirokastrës, zonjën Mirela Kumbaro

Κu asistuan në përpjekjet e punonjësve të Bashkisë në kuadër të aksionit kombëtar “Për një ambient të pastër”.
Me këtë rast, Kryetari Toli informoi Ministren Kumbaro për problemet aktuale me të cilat përballet Bashkia Dropull ( të tre Njësitë Administrative), në mënyrë që të kërkojnë bashkarisht fonde të tjera për përmirësimin e infrastruktures , si nga Qeveria ashtu edhe nga projekte evropiane.
     
GreekAlbaniaUSA