Në fshatrat Dervician, Terihat dhe Glinë, të Njësisë Administrative Dropull i Poshtëm janë pastruar hapësirat publike dhe rrugët. Në Terihat u krijuan baza betoni për kosha mbeturinash, kurse në Glinë u vendosën shtylla për ndriçimin rrugor.
Punonjësit e U.K. Dropull ishin të pranishëm në burimin e Manxifës, ku kanë kryer kontrolle të nevojshme.