Punimet nga strukturat e Shërbimeve të Bashkisë Dropull janë fokusuar ditët e fundit në këto fshatra:

Në fshatrat Dervician, Terihat dhe Glinë, të Njësisë Administrative Dropull i Poshtëm janë pastruar hapësirat publike dhe rrugët. Në Terihat u krijuan baza betoni për kosha mbeturinash, kurse në Glinë u vendosën shtylla për ndriçimin rrugor.
Punonjësit e U.K. Dropull ishin të pranishëm në burimin e Manxifës, ku kanë kryer kontrolle të nevojshme.

Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, priti sot Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe deputete në Qarkun e Gjirokastrës, zonjën Mirela Kumbaro

Κu asistuan në përpjekjet e punonjësve të Bashkisë në kuadër të aksionit kombëtar “Për një ambient të pastër”.
Me këtë rast, Kryetari Toli informoi Ministren Kumbaro për problemet aktuale me të cilat përballet Bashkia Dropull ( të tre Njësitë Administrative), në mënyrë që të kërkojnë bashkarisht fonde të tjera për përmirësimin e infrastruktures , si nga Qeveria ashtu edhe nga projekte evropiane.
     

Kryetari i Bashkisë Dropull ,z. Dhimitraq Toli, bashkë me Administratorin e Dropullit të Poshtëm z. Lefter Karanxha ishin në Dervician

Ku në bashkëpunim me Kryesinë e fshatit dhe Kryetarin, z. Filip Boboli, vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës drejt Manastirit. Madje, janë vendosur disa urë-kalime prej betoni në pjesën e fillimit të përroit.
Njëkohësisht, po kryhen punime për zgjerimin e shkallëve të sportdashësve në Fushën e Sportit ” Lefter Millo”, ku punonjësit e Shërbimeve të Bashkisë Dropull kanë përqëndruar vëmendjen gjatë muajve të fundit.
GreekAlbaniaUSA