Kryetari i Bashkisë Dropull z.Dhimitraq Toli zhvilloi takim me Kryetarin e Bashkisë së Selanikut z.Konstantinos Zervas në Tiranë, në kuadër të aktivitetit “Syn+Ergasia”.

Të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë së Finiqit z. Kristaq Koço, deputetit z. Niko Kuri, si dhe zyrtarë të Ambasadës Greke në Tiranë, Kryetari i Bashkisë Dhimitraq Toli, informua homologun e tij, z. Konstantinos Zervas, për situatën në Dropull dhe Pogon, ndërsa u shqyrtuan mundësitë e fuqizimit të bashkëpunimit midis Bashkive.
Megjithatë, në rendin e diskutimeve ishin edhe problemet e bashkatdhetarëve tanë në Greqi, ndërsa mbetet e hapur mundësia që në një të ardhme të afërt në Bashkinë e Selanikut të funksionojë një Zyrë, e cila do të shqyrtojë rastet e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Selanik.

Takime të zgjeruara, të përbashkëta, me përfaqësues të Bashkisë Dropull dhe Drejtorisë së Policisë Gjirokastër janë zhvilluar këto ditë si në Godinën e Bashkisë, ashtu edhe në Njësinë Administrative Pogon, në Poliçan.

Bashkia Dropull u përfaqësua nga Kryetari i Bashkisë z.Dhimitraq Toli, Nënkryetarët, Administratorët, përfaqësues nga Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave, Policia Bashkiake, si dhe Kryetarë fshatrash.
Përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër ishin z. Elvis Peza, Shef i Komisariatit, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, z. Gentjan Shehu, Shef i Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, si dhe z. Dario Biçaku Shef i Postës së Policisë Dropull.
Objekt i takimeve ishte marrja e masave paraprake për të luftuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën nën juridiksion e Bashkisë Dropull.
GreekAlbaniaUSA