Punimet nga Shërbimet Publike të Bashkisë Dropull dhe Pogon:

Në fshatrat Vrisera, Jorgucat, Sotirë, Dogana e Kakavisë, Krioner, Dervician, Frashtan, Shpella e Skotinisë është kryer pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve dhe shesheve publike.
Në fshatin Vodhinë , Njësia Administrative Dropull i Sipërm, është vendosur linja e re elektrike për ndriçimin publik drejt Kishës së fshatit dhe në fshatin Vrisera është bërë rikonstruksionini i çatisë së shkollës.
Në Teatrin Antik të Sofratikës është bërë e mundur mirëmbajtja e rrugës.
   

Me pjesêmarrjen e Kryetarit të Bashkisë, z. Dhimitraq Toli, u zhvillua sot në Dropull mbledhja e rradhës të Këshillit të Basenit Ujor Vjosë, i cili drejtohet nga Prefekti i Vlorës ,z. Flamur Mamaj,

Ky Këshill shqyrtoi propozimet e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore,ku ishte prezent edhe Prefekti i Gjirokastrës, z. Odise Kote.
KBU Vjosë i zhvillon mbledhjet në bashki të ndryshme,të cilat janë nën juridiksionin e qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër.

Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, priti dje në zyrën e tij Ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, zonjën Evis Kushi. Gjithashtu, në takim ishte e pranishme edhe Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme ,zonja Artemisa Malo.

Zoti Toli, i kërkoi zonjës Ministre ndërtimin e Palestrës në Shkollën e Bashkuar Dervician, si dhe një fond për rikonstruksionin e Shkollës së Bashkuar Bularat.
Me këtë rast, Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dh. Toli, i bëri një dhuratë simbolike Ministres së Arsimit,zonjës E. Kushi.
Po dje, para vizitës së saj në Godinën e Bashkisë, zonja Ministre bëri një vizitë në Shkollën e Bashkuar Dervician, ku përveç Kryetarit të Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, e pritën Zëvendës Ministre e Jashtme, zonja Artemis Malo,Prefekti i Qarkut Gjirokastër, z. Odise Kote, Kryetarja e Këshillit të Qarkut, zonja Lindita Rova, Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, z. Flamur Golemi, si dhe Drejtori i Arsimit për Bashkitë Dropull- Finiq, z. Ziso Lluci.

Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, kishte nderin të ishte i ftuar në Aktivitetin ceremonial për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Universiteteve të Gjirokastrës dhe të Janinës, i cili u zhvillua dje në qytetin e gurtë.

Gjatë këtij aktiviteti, Kryebashkiaku Toli, u takua me Rektorin e Universitetit të Janinës, z. Triandafillos Allbanis, si dhe me Zëvendës Rektorin, mjekun e njohur, z. Minas Paskopullos, të cilët kerkuan bashkëpunim me Bashkinë e Dropullit, në kuadër të programeve evropiane, siç është Erasmus Plus 2021-2027.

   

GreekAlbaniaUSA