Punimet nga Shërbimet Publike të Bashkisë Dropull dhe Pogon:

Në fshatrat Dervician, Terihat, Vrisera dhe Bularat është kryer pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, shesheve dhe varrezave publike.
Në fshatin Jorgucat, Njësia Administrative Dropull i Sipërm përfundoi pastrimi dhe lyerja e pemëve me gëlqere përgjatë rrugës kryesore, kurse në fshatin Frashtan,Njësia Administrative Dropull i Poshtëm u riparua muri i jashtëm i shkollës të fshatit.
   

Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, kishte nderin të ishte pjesëmarrës në Konferencën me temë ” Turizmi pa kufi “, e cila u organizua dje në Livadhja të Bashkisë Finiq

Gjithashtu, nderuan me pjesëmarrjen e tyre kryetarët e bashkive të jugut, siç janë Finiq, Gjirokastra, Saranda, Delvina, Tepelena, Konispoli, përfaqësues të Qeverisë Shqiptare, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, z. Dhimitrios Saharidhis, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor nga Greqia, siç ishte Kryetari i Bashkisë së Dhodhonit dhe Nënkryetarët e Bashkisë së Igumenicës.
Gjatë përshëndetjes së tij , Kryetari i Bashkisë Dropull, zoti Toli, propozoi që së shpejti të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi midis bashkive të Qarkut të Gjirokastrës, ku të përfshihen edhe Bashkitë e Finiqit dhe të Sarandës nga Qarku i Vlorës.
Dihet tashmë se në muajin shkurt është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në fushën e turizmit midis bashkive të Finiqit dhe të Sarandës, kurse dje iu bashkuan zyrtarisht kësaj nisme edhe bashkitë e Delvinës dhe të Konispolit…
    
GreekAlbaniaUSA