Vazhdojne perpjekjet per shuarjen e vatrave te zjarrit ne fshatrat e Njesise Administrative te Dropullit te Poshtem.

atra e pare e zjarrit u shfaq ne Malin e Gjere, mbi fshatin Frashtan ,e cila u perhap me shpejtesi ne fshatrat Gorice, Terihat, Lugar dhe Grapsh. Kurse , nje vater tjetet zjarri u evidentua ne guroret e fshatit Dervician.
U rrezikuan banesa ne fshatrat Frashtan dhe Lugar, ku fale nderhyrjes se forcave Zjarrfikes u evituan demet materiale.
Situata vazhdon te paraqitet e veshtire ne pjesen jugore te fshatit Lugar dhe , sidomos ne fshatin Grapsh.
Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, i cili e ka ndjekur dhe vazhdon t’a ndjek nga afer situaten, falenderon publikisht Qeverine Shqiptare dhe Qeverine Greke per bashkepunimin midis tyre dhe dergimin e dy aeroplaneve, Konsullin e Pergjithshem te Greqise ne Gjirokaster, z. Dhimitrios Saharidhis, i cili ndoqi nga afer operacionin per shuarjen e zjarrit, koleget e Gjirokastres, z. Flamur Golemi, te Libohoves, zonjen Luiza Mandi, te cilet ishin prane banoreve te Dropullit dhe ,sidomos , punonjesit e Sherbimit Zjarrfikes te Dropullit, Gjirokastres, Libohoves, Permet, Kelcyre, dhe Memaliajt, te cilet po luftojne me flaket e zjarrit per ore te tera. Nje falenderim i vecante shkon per vullnetaret dhe banoret e Dropullit, te cilet ndihmuan dhe vazhdojne te ndihmojne ne operacionin e veshtire.
Evidentimi i demeve do te behet oret dhe ditet ne vazhdim, kurse nata do te jete shume e gjate pasi situata paraqitet shume e veshtire ne fshatin Grapsh.
     

Kryetari i Bashkise ,z. Dhimitraq Toli, u takua me Zevendes Ministrin e Arsimit te Greqise, z. Angjellos Sirigos, i cili zhvilloi nje vizite private ne Dropull.

Konkretisht, zoterinjte Toli dhe Sirigos, u takuan ne Bularat, ne Konviktin e vajzave te Mitropolise se Shenjte , ku ishte i pranishem edhe Mitropoliti Dhimitrios. Njekohesisht, zoti Zevendes Minister vizitoi Shkollen e Bashkuar Bularat, ku u informua nga Kryetari i Bashkise ne lidhje me aprovimin nga ana e Kryeministrit te Shqiperise, z. Edi Rama, ne lidhje me rikonstruksionin e plote te ketij institucioni arsimor.
Gjithashtu, Zevendes Ministri i Arsimit te Greqise ,z. Angjellos Sirigos, i shoqeruar perseri nga Kryetari i Bashkise Dropull, z. Dhimitraq Toli, vizitoi edhe Teatrin e Lashte te Sofratikes.

Punimet nga Shërbimet Publike të Bashkisë Dropull dhe Pogon:

Në fshatrat Peshkëpi e Sipërme, Bodrishtë, Llongo, Krioner, Sotirë, Vanistër, Likomil, Glinë, Klishar, Dervician krye pastrimi dhe mirëmbajtja i ambienteve publike dhe rrugëve të fshatit.
Në fshatrat Jorgucat dhe Haskovë u vendosën trupa ndriçimi të reja në rrugët e fshatrave, kurse në Terihat u kryen punime të rrjetin publik elektrik në sheshin e fshatit. Në Vrahogoranxi u krye mirëmbajtja dhe lyerja e Qendrës Shëndetësore . Në Likomil u zëvendësuan dërrasat prej druri për të bërë më të lehtë kalimin e mjetëve.
GreekAlbaniaUSA