U kurorezua sot me sukses te plote Aktiviteti Sportiv ” Deropoli Run”, i cili bashkeorganizohet nga Bashkia Dropull, Ambasada e Greqise ne Tirane, Konsullata e Pergjithshme e Greqise ne Gjirokaster, si dhe djemte e talentuar nga Derviciani, Vellezerit Baruta.

Megjithese nje dite para Festes se Shen Merise, sheshi qendror i Dervicianit ishte i tejmbushur, ku sivjet garuan 120 atlete, ne garat e 6 km dhe 12 km, nga te gjitha moshat…
Nderuan me pjesemarrjen e tyre Kryetari i Bashkise Dropull , zoti Dhimitraq Toli, Konsulli i Pergjithshem i Greqise ne Gjirokaster, zoti Dhimitrios Saharidhis , Sekretari i Ambasades, zoti Kostas Karamusalis, kurse vlen te theksojme se edhe ne kete Aktivitet Sportiv garuan biznesmenet e njohur Dropullite, Vellezerit Naci.
Vlen te theksojme se gjate pershendetjes se tij ne ceremonine e dhenies se cmimeve, Kryetari , zoti Toli, deklaroi se ky Aktivitet institucionalizohet dhe do te jete i pervitshem. Gjithashtu, Bashkia Dropull do te mbjelle ne muajin nentor ne Dervician 120 peme, aq sa ishte edhe numri i pjesemarresve ne aktivitetin e sotshem. E njejta gje do te perseritet cdo vit, ku numri i pemeve qe do te mbillet nga sherbimet e Bashkise, do te jete i njejte me numrin e pjesemarresve garues ne Aktivitetin ” Deropoli Run”.
        

Kryetari i Bashkisë Dropull, zoti Dhimitraq Toli, priti sot në Zyrën e tij përfaqësues të Shoqatës Kulturore “Deropoli” , e cila ushtron aktivitetin e saj prej disa vitesh në Greqi.

Zoti Toli, përgëzoi të rinjtë për përpjekjen e tyre, për të ruajtur dhe për t’a trashëguar tek brezi i ri qe ndodhet në emigracion folklorin dhe traditat dropullite.
Njëkohesisht, pranoi me kënaqesi kërkesën e të rinjve, në mënyrë që të përfshihet edhe Shoqata e tyre në aktivitetet kulturore dhe folklorike që organizon Bashkia e Dropullit. Madje, në të ardhmen e afërt do të formohet Ansambli Unik i Dropullit dhe i Pogonit, i cili do na përfaqësojë në të gjitha aktivitetet kulturore, folklorike dhe artistike ,si brenda edhe jashtë vendit.
Pasi të rinjtë ofruan dhuratat e tyre simbolike, Kryetari i Bashkisë, u uroi qendrim të këndshëm në vendlindje si dhe t’ a kalojnë sa më të bekuar Ditën e Shën Mërisë më 15 Gusht.

U zhvillua dje ne mbremje, ne Teatrin Antik te Hadrianopolit, celja e sezonit te dyte te Festivalit te Filmit me metrazh te shkurter.

Ne kete Aktivitet, Bashkia e Dropullit eshte bashkeorganizatore, sa me Ambasaden ne Tirane dhe Konsullaten e Pergjithshme te Greqise ne Gjirokaster, aq edhe me Artistin Dropullit Kosta Zhonga dhe bashkepunetoret e tij.
Ne ceremonine e celjes se Festivalit pershendeten Kryetari i Bashkise Dropull, zoti Dhimitraq Toli, Konsulli i Pergjithshem i Greqise ne Gjirokaster, zoti Dhimitrios Saharidhis, perfaqesues te Jurise se Festivalit, si dhe Drejtori i ketij Eventi, zoti Kosta Zhonga.
Ne vijim, per te pranishmit u dha nje Koncert Artistik, ku ishin pjesemarres Grupi Polifonik ” Zonjat e Selose”, Grupi Polifonik ” Argjiro’ nga qyteti i Gjirokastres, si dhe pese Grupet e sazeve nga Dropulli.
Gjithashtu, nderuan me pjesemarrjen e tyre Deputeti dhe Kryetari i PBDNJ, zoti Vangjel Dule, ish ministra dhe ish deputete nga zona e Minoritetit Etnik Grek, si dhe perfaqesues te shumte nga fusha e artit dhe kinematografise, te ardhur nga Shqiperia dhe nga Greqia.
Dje, u transmetuan 6 nga 32 filmat qe konkurrojne ne kete Festival. Kurse, mbremjen e dites se Premte do te organizohet ne fshatin Goranxi ceremonia permbyllese ,ku do te shpallen cmimet me kater fituesit e pare.
    
GreekAlbaniaUSA