Zoti Toli, përgëzoi të rinjtë për përpjekjen e tyre, për të ruajtur dhe për t’a trashëguar tek brezi i ri qe ndodhet në emigracion folklorin dhe traditat dropullite.
Njëkohesisht, pranoi me kënaqesi kërkesën e të rinjve, në mënyrë që të përfshihet edhe Shoqata e tyre në aktivitetet kulturore dhe folklorike që organizon Bashkia e Dropullit. Madje, në të ardhmen e afërt do të formohet Ansambli Unik i Dropullit dhe i Pogonit, i cili do na përfaqësojë në të gjitha aktivitetet kulturore, folklorike dhe artistike ,si brenda edhe jashtë vendit.
Pasi të rinjtë ofruan dhuratat e tyre simbolike, Kryetari i Bashkisë, u uroi qendrim të këndshëm në vendlindje si dhe t’ a kalojnë sa më të bekuar Ditën e Shën Mërisë më 15 Gusht.
GreekAlbaniaUSA