Megjithese nje dite para Festes se Shen Merise, sheshi qendror i Dervicianit ishte i tejmbushur, ku sivjet garuan 120 atlete, ne garat e 6 km dhe 12 km, nga te gjitha moshat…
Nderuan me pjesemarrjen e tyre Kryetari i Bashkise Dropull , zoti Dhimitraq Toli, Konsulli i Pergjithshem i Greqise ne Gjirokaster, zoti Dhimitrios Saharidhis , Sekretari i Ambasades, zoti Kostas Karamusalis, kurse vlen te theksojme se edhe ne kete Aktivitet Sportiv garuan biznesmenet e njohur Dropullite, Vellezerit Naci.
Vlen te theksojme se gjate pershendetjes se tij ne ceremonine e dhenies se cmimeve, Kryetari , zoti Toli, deklaroi se ky Aktivitet institucionalizohet dhe do te jete i pervitshem. Gjithashtu, Bashkia Dropull do te mbjelle ne muajin nentor ne Dervician 120 peme, aq sa ishte edhe numri i pjesemarresve ne aktivitetin e sotshem. E njejta gje do te perseritet cdo vit, ku numri i pemeve qe do te mbillet nga sherbimet e Bashkise, do te jete i njejte me numrin e pjesemarresve garues ne Aktivitetin ” Deropoli Run”.
        
GreekAlbaniaUSA