Kryetari i #BashkisëDropull, z. Δημήτρης Τόλης Dhimitraq Toli inspektoi sot punimet për mirëmbajtjen e rrugës Likomil-Selo-Klishar.

Ky investim kryhet në kuadrin e Projektit të Bashkisë Dropull 2021-2024, për sistemimin e lumit e mbrojtjen e rrugës, që lidh Likomilin me fshatrat e Selosë dhe të Klisharit.
Brenda vitit 2023 do të përfundojë vepra deri në kryqëzimin e rrugës së fshatrave Selo dhe Klishar, kurse në vitin 2024 do të kryhet asfaltimi i rrugës.
Ky është një investim me fondet e Bashkisë Dropull, ku drejtuesit e konsideruan si prioritet në kuadër të përmitësimit të infrastrukturës.
Njëkohësisht, kemi hartuar prej dy vitesh projektin e rikonstruksionit të rrugës së këtyre fshatrave, të cilin e ka dorëzuar pranë ministrive përgjegjëse.

Çdo ditë, një punë konkrete!

Në fshatrat Koshovicë, Dervician, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme u krye pastrimi dhe mirëmbajtja e ambienteve publike dhe rrugëve të fshatit.
Gjithashtu, në fshatin Dervician u shtrua me beton një pjesë e rrugës së brendshme të fshatit e në fshatin Llongo u krye rikonstruksioni i pjesshëm i rrugës!
GreekAlbaniaUSA