Ne nje kohe qe te gjithe presim me padurim rihapjen e kufirit shqiptaro-grek dhe rikthimin ne normalitet, perfaqesuesit e Bashkise Dropull, pas udhezimeve nga Kryetari,z. Dhimitraq Toli, vazhdojne pa pushim ” Maratonen” e shperndarjes se ilaceve tek banoret e fshatrave tona.
Administratoret e Njesive Administrative Dropull i Poshtem dhe Dropull i Siperm, zoterinjte Lefter Karanxha dhe Thanas Kuremeno, me bashkepunetoret e tyre, kane dorezuar sot ilace ne 8 fshatra te Dropullit.
Konkretisht, kane shperndare ilace ne fshatrat Bularat, Dervician, Terihat, Zervat, Vrisera, Haskove Bodrishte dhe Jorgucat.
Drejtuesit e Bashkise Dropull jane te vendosur qe te vazhdojne ” Maratonen” e shperndarjes se ilaceve dhe te gjenden prane banoreve te fshatrave tona, deri ne momentin qe do te rifunksionoje kufiri shqiptaro-grek…

GreekAlbaniaUSA