Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, si dhe Deputet i Qarkut Gjirokaster , zoti Bledar Cuci, u prit dje ne Bashkine Dropull nga Kryetari i saj, zoti Dhimitraq Toli.
Zoti Toli informoi Ministrin per perballimin me sukses nga Bashkia Dropull periudhen e pandemise nga Covid 19, si dhe per fillimin e investimeve ne Infrastrukture gjate diteve apo javeve ne vazhdim…
Gjithashtu, biseda u perqendrua ne zhvillimin e bujqesise dhe blektorise ne Bashkine e Dropullit, te cilat se bashku me zhvillimin e Agroturizmit perbejne dy prioritetet e perspektives zhvillimore ne fshatrat tona. Njekohesisht, Kryetari i Bashkise kerkoi me shume investime per permiresimin e sistemit te vaditjes dhe te kullimit ne fushen e Dropullit, si dhe mbeshtetjen e bashkeqytetareve tane ,te cilet investojne ne sektorin e Agroturizmit.
Zoti Minister shprehu predispozicionin e tij per te mbeshtetur Bashkine e Dropullit me fonde nga Ministria qe drejton dhe kerkoi hartimin e projekteve nga ana e strukturave te Bashkise, te cilat duhet te depozitohen sa me shpejt per financim…
Nenvizojme faktin se, Kryetari i Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, prej kohesh i ka dhene rendesine e duhur hartimit te projekteve dhe ka caktuar grupe specialistesh per hartimin e tyre…