Prefekti i Qarkut Gjirokaster, zoti Astrit Aliaj, ishte sot ne Bashkine e Dropullit, ku u takua me Kryetarin, z. Dhimitraq Toli, si dhe me drejtuesit e tjere .
Kryetari Toli, informoi Prefektin per perballimin me sukses te periudhes se pandemise, si dhe per perpjekjet qe behen per t’u sherbyer banoreve. Nga ana e tij, Prefekti ,z. Astrit Aliaj, pergezoi Kryetarin dhe Bashkine e Dropullit per perballimin e kesaj situate ,si dhe per punen e mire qe behet ne te gjithe sektoret.
Me kete rast, Prefekti z. Aliaj , vuri theksin te parandalimi i kultivimit te bimeve narkotike, duke i dhene rendesi bashkepunimit midis strukturave te Bashkise, kryetareve te fshatrave dhe policise vendore.
Gjithashtu, i shoqeruar nga Nenkryetari i Bashkise, z. Panajot Dhefto, Prefekti i Qarkut, z. Astrit Aliaj, inspektoi Shkollen e Bashkuar Bularat dhe Shkollen e Bashkuar Dervician, ku u takua me stafin pedagogjik dhe nxenesit e klases se XII.
Drejtoreshat, respektivisht , zonja Natasha Kuco dhe Marinela Lici,falenderuan Bashkine e Dropullit per plotesimin e kushteve me materiale higjenosanitare, dhe venien ne dispozicion te autobuzave shkollore.
Kurse, Prefekti pergezoi drejtuesit e shkollave per kushtet e shkelqyera te krijuara, duke respektuar te gjitha rregullat higjenosanitare…

   

GreekAlbaniaUSA