Në kuadër të këtij projekti një grup prej 15 të rinjsh dhe të rejash u trainuan përgjatë një kursi pesë ditor mbi mënyrën e ngritjes dhe menaxhimit të një biznesi të lidhur me prodhimin e produkteve të qëndisuara në mënyrë artizanale, për të gjetur veten në tregun e ketyre produkteve.

Tashmë në zonën e minoritetit janë në fillesat e tyre biznese të lidhura me prodhimet tradicionale kryesisht në fushën e qëndisjes dhe përgatitjes së kostumeve popullore. Në pjesën më të madhe të tyre ato kanë profil familjar pasi zhvillohen kryesisht në mjediset e shtëpive. “Prej disa vitesh merrem me qëndisje tradicionale ndërkohë që ato tashmë i tregëtoj jo vetëm në zonën e minoritetit dhe Gjirokastrës por edhe në Greqi”, thotë një prej banorëve të Dropullit.

Përgjatë kursit të rinjtë morën njohuritë e para në lidhje me mënyrën e çeljes dhe menaxhimit të biznesve të tilla. Sipas trajnuesit Ferdinand Makri, krahas të rinjve pjesë e këtij trajnimi ishin edhe vajza dhe gra të cilat çeljen e bizneseve të tilla e shikojnë edhe si një mundësi punësimi.

GreekAlbaniaUSA