Bashkia e Dropullit po zbaton një projekt mjaft të rëndësishëm që në themel të tij ka ruajtjen e traditave dhe kulturës së minoritetit grek. Institucioni ynë i mbështetur prej Këshillit të Evropës po sjell një risi në kuadër të mbrojtjes së vlerave më të mira që lidhen me kostumografinë, isopolifoninë, vallen, si dhe krijimin e mundësive të punësimit të banorëve të kësaj zone për ta bërë atë një vend tërheqës për të jetuar.

Ky projekt erdhi në një moment mjaft të rëndësishëm për të gjithë zonën, pasi i dha një frymëmarrje të re përmes angazhimit të pjesës më vitale të popullsisë, të rinjve që me mjaft dëshirë e përkushtim u bënë pjesë e mbartjes së vlerave të të parëve të tyre.

Do të doja të falënderoja Këshillin e Evropës për vëmendjen e treguar ndaj minoriteteve duke mbështetur projekte si ky i Bashkisë Dropull që vijnë të propozuara nga vetë përfituesit. Sigurisht, kjo përpjekje nuk do të mbetet deri këtu, por ne do të vazhdojmë më tej për ta bërë bashkinë e Dropullit një model të respektimit të të drejtave të minoriteteve dhe ku banorët e saj të jenë plotësisht të integruar në shoqërinë shqiptare dhe kontribues të denjë në procesin e demokratizimit të vendit.

GreekAlbaniaUSA